Bojkoti i Kuvendit, deputetët socialistë rrezikojnë rrogat
04/07/2011 Për muajin qershor kanë përfituar vetëm 9300 lekë të reja
Deputetët socialistë rrezikojnë rrogat për shkak të aksionit politik për të bojkotuar punimet e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare. Bojkoti i fundit i opozitës pas 14 majit, datë që sipas saj solli ndryshimin në tavolinë të rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë nga KQZ-ja, u ka kushtuar rrogën e qershorit deputetëve socialistë. Burime brenda Kuvendit të Shqipërisë thanë dje për gazetën “Metropol” se deputetët e PS-së për shkak të bojkotit gjatë muajit qershor kanë përfituar vetëm 9300 lekë të reja pagë mujore. Mungesat e njëpasnjëshme të së majtës në Kuvend pas zgjedhjeve elektorale të 2009-s i kanë kushtuar një deputeti socialist një humbje page prej 30 milionë lekë të vjetra. Duket se më të favorizuarit nga kjo masë ndëshkimore do të jenë 7 deputetë të Partisë Socialiste, të cilët do të përfitojnë dieta nga Kuvendi për shkak të pjesëmarrjes së tyre në delegacionin shqiptar në Bruksel.
Rregullorja
Rregullorja e re e Kuvendit ka vendosur sanksione të ashpra për deputetët që mungojnë në seanca dhe në komisionet parlamentare. Sipas ligjit, deputetët paguhen në bazë të prezencës së tyre në seancat plenare dhe komisionet parlamentare ku ata bëjnë pjesë. Kështu, ligji e parashikon qartë dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Kuvendit për çdo seancë përgatit një listprezencë për praninë ose jo të deputetëve. Lista më pas i kalon Drejtorisë së Financave të këtij institucioni, që përllogarit shpërblimin financiar në bazë të prezencës. Kështu, nga rroga totale e deputetëve do të zbritet vlera e ditëve që ata kanë munguar në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare. Duke iu referuar ligjit për statusin e deputetit, të gjithë deputetët socialistë që rrogën e deputetit e kanë të vetmin burim jetese, do të përjetojnë sërish një krizë financiare nëse skenari i hartuar nga Rama për të hyrë vetëm për një ditë në Kuvend dhe për të dalë sërish do të vihet në jetë. Ndërsa në pikëpyetje mbetet fakti nëse ligjvënësit e majtë do të marrin ose jo lejen e zakonshme me të drejtë page nga kuvendi gjatë muajit gusht.
Asambleja e PS-së
Pas dy vjetve protesta, bojkot, greva e demonstrata, kreu i opozitës, Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste të zhvilluar të shtunën theksoi se opozita do të rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë në shtator. “Kemi nënshkruar një pakt me qytetarët. Sezoni ri i parlamentar duhet të jetë për ne sezoni i nismave ligjore për afirmimin në sallën e Kuvendit të atij angazhimi solemn”, - u shpreh Rama.
Statusi i deputetit
Ligji për statusin e deputetit parashikon qartë se ish-kryeministrat, ish-ministrat dhe ish-kryeparlamentarët kanë status të veçantë dhe për këtë arsye ata e përfitojnë pagën e deputetit edhe nëse mungojnë pa arsye për 6 muaj rresht në Kuvend. Në rast se deputetët do të bojkotojnë sërish Kuvendin për t’u vënë sërish në krye të protestave, ata do të kenë po aq të ardhura sa kanë pasur gjatë muajit të fundit. Është e qartë se kryetari i PS-së theu bojkotin nga frika e djegies së mandateve dhe për të shmangur rebelimin e paevitueshëm të deputetëve në rast se do të kapërceheshin afatet kushtetuese për mosparaqitje.
Bojkoti i opozitës
Qëndrimi bojkotues i opozitës ndaj Kuvendit daton nga 2 qershori, kur Kuvendi rinisi seancat plenare, të ndërprera për shkak të zgjedhjeve lokale të 8 majit. Bojkoti i opozitës lidhet me qëndrimin e saj kontestues ndaj vendimeve të KQZ-së për rezultatin e Bashkisë së Tiranës. Ajo pretendoi se më 14 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve veproi në mënyrë selektive në hapjen e kutive në 117 qendra votimi në Tiranë. Sipas PS-së, vendimi i KQZ-së solli rotacionin e shifrave, duke e nxjerrë kandidatin e mazhorancës Lulzim Bashën fitues me 93 vota para Ramës, që sipas PS-së është fitues me 10 vota.
Doda: PS po ofron modelin e viteve më të mbrapshta të vendit
Në një dalje për mediat deputetja demokrate Mesila Doda reagoi lidhur me punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ku u shpreh se modeli i selisë rozë nuk ofron gjë tjetër veçse modelin e korrupsionit. Në fjalën e saj Doda tha se rikthimi i ish-ministrit të Financave Anastas Angjeli për krijimin e programit ekonomik të Partisë Socialiste do të thotë keqmenaxhimin e bërë me ekonominë e shqiptarëve për 8 vjet rresht. Sipas saj, gjatë kohës që Angjeli ishte ministër nuk u pa asnjë rritje page apo pensioni përkundrazi kriza e përgjithshme gllabëroi vendin. “Modeli ekonomik i Partisë Socialiste nën drejtimin e Anastas Angjelit do të bëjë që buxheti të gllabërohet nga ata që duan ta menaxhojnë atë, nga grupi i ri i punës i ngritur nga PS, model i cili kujton vitet më të mbrapshta të Shqipërisë”, u shpreh Doda në mbyllje të fjalës së saj.