E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti i PS-së, Blushi: Rama të presë raportin e ODIHR

TIRANË- Ben Blushi ka dalë sërish para medieve sot për të bërë të ditur qëndrimin e tij mbi pjesëmarrjen apo jo të opozitës në Parlament. Ai tha se vendimi për bojkotin nuk mund të merret vetëm nga Kryetari Rama, ndërsa i sugjeron këtij të fundit të presë edhe raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit.

Ai iu bën apel kolegëve të tij deputetë të kësaj legjislature të mos nxitohen në marrjen e këtij vendimi. Ndërkohë nesër pritet të mblidhet Kryesia e PS-së, ku ndër të tjera do të vendoset nëse Partia Socialiste do të jetë apo jo në Parlament me 7 shtator.


Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste më 29 gusht vendosi që të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërkohë lideri Rama, në daljet e tij publike është shprehur se vendimi për pjesëmarrjen në Parlament do merret nga struktura të tjera të PS-së. Pra ende nuk ka asgjë të vendosur.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›