E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shtyhet hapja e shkollave për shkak të gripit

Autoritetet italiane po marrin në konsideratë mbylljen e shkollave për të parandaluar shpërndarjen e gripit A/H1N1, ndërkohë që 2 persona janë shtruar në spital në Napoli në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet fjalë për një 50-vjeçar, i cili një ditë më parë rezultoi pozitiv në testin ndaj virusit H1N1 dhe më pas u shtrua ne spital me probleme frymëmarrje dhe zemre. Një tjetër person i infektuar po mbahet në karantinë. Sipas mjekëve, gjendja e tij po përkeqësohet. Këshilli Kombëtar i Krizës në Ministrinë e Shëndetsisë ka bërë të ditur ndërkaq planet për vaksinimin e popullsisë.
Mësohet se deri në tetor do të jenë gati 48 milionë doza të vaksinës së anti gripit. Secila prej tyre do të jepet në dy faza dhe në nëntor pritet të vaksinohen plot 24 milionë persona. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara autoritetet kanë lëshuar thirrje për kujdes në të gjithë gjimnazet dhe universitetet duke u kërkuar studentëve të evitojnë puthje apo përqafime të çdo tipi mes njëri-tjetrit për të penguar shpërndarjen e virusit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›