Rama: Nuk tërhiqemi nga protesta nëse nuk hapen kutitë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Berisha se opozita nuk do të bashkëpunojë pa hapjen e kutive. Edhe pse gjatë gjithë ditës së sotme eksponentë të maxhorancës i kanë kërkuar opozitës të hyjë në Kuvend dhe t'i largohet protestës kreu i PS-së Rama në një konferencë për shtyp ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga protesta e nesërme pa u hapur kutitë.
Rama gjithashtu duke iu drejtuar kryeministrit Berisha ka theksuar se ai është i vetmi fajtor për vonesat në liberalizimin e vizave dhe se nëse nuk do të hapë kutitë ai do të largohet bashkë me kutitë nga revolta popullore