E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Armet, tregtia me Jemenin, sipas ligjeve e rregullave Rozeta Rapushi

Miratohet vetem me votat e mazhorances, marreveshja midis Keshillit te Ministrave te Shqiperise dhe Agjencise se NATO-s, per mirembajtjen dhe furnizimin per demontimin e municioneve. Me 72 vota pro dhe asnje kunder, me deputetet socialiste ne kembe dhe duke i rene tavolinave ne shenje proteste, mazhoranca miratoi marreveshjen e vetme, ndonese parimisht socialistet e vleresuan nje nisme te tille. Ne emer te grupit socialist, deputeti Ilir Gjoni, tha se marreveshja eshte shume e rendesishme pasi kjo e fut vendin tone ne hullite e aplikimit te standardeve te nivelit nderkombetar, te pershtatshme per nje vend te NATO. Por sipas tij, plan veprimi i qeverise per demontimin e municioneve, nuk parashikon asnje lloj asistence apo mbeshtetje per viktimat dhe te mbijetuarit e aksidenteve qe kane rrjedhur nga shperthimi mi minave apo municioneve te tjera, ndonese sipas disa te dhenave nga 1995 deri ne 2010 ne Shqiperi ka pasur 958 viktima. “Eshte detyre e cdo qeverie te pergjegjshme, qe te kujdeset per shtetasit e vet sidomos kur shkaktare e tragjedive eshte vete ajo”,-tha ai. Por teper kritik, deputeti socialist, Erjon Brace, ndonese e cilesoi te nevojshme marreveshjen, tha se ajo nuk zgjidh transaksionet qe sipas tij, shtetas serbe, malazeze e boshnjake, kryejne ilegalisht ne Shqiperi. “Ka transaksione te paligjshme me shtetas serbe, malazeze dhe boshnjake, qe po e perdorin territorin shqiptar apo municionet ne Shqiperi per te furnizuar gjithe sulltanet qe sot ndihen ne veshtiresi. Kam dokumente qe deshmojne transaksionet. Ne kryejme transaksione armesh me shtetas serbe. Ministria e Mbrojtjes dhe “Meiko” kane hyre ne marredhenie edhe me tregtare serbe. “Euronews” tregoi predhat kineze tona, qe jane derguar si arme ne Libi. Ne raportin e OKB deshmohen predhat e armet qe jane derguar ne Jemen vetem per vitin 2009 e vende te tjera arabe. Sipas Braces, marreveshja duhet te ishte realizuar para se te ndodhte ngjarja tragjike ne Gerdec ku u vrane 26 persona. Ne mbrojtje te ketyre akuzave, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se marreveshja eshte nje zgjidhje per armet e vjetruara ne vend. Sipas ministrit, tregtia e armeve eshte e ligjshme dhe se nuk duhet diskutuar per te shkuaren, por per te ardhmen. “Marreveshja ne fjale, parashikon akordimin e nje fondi te posacem, dhene nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me rreth 10 milione dollare, e cila do te behet e perdorshme permes nje fondi mirebesimi qe eshte krijuar nga NAMSA. Raporti qe ju i referoheni, eshte nje raport qe pergatitet nga Autoritetit i Kontrollit Shqiptar dhe qe botohet fjale per fjale dhe nga OKB. Nuk ka asnje lloj mosperputhje mes atij raporti te licencimit nga ky Autoritet dhe raportit te realizimit te nje tregtie te caktuar, brenda vitit 2009. Keshtu qe qeveria e Jemenit, pavaresisht mendimit tuaj, eshte nje qeveri qe lufton kunder terrorizmit dhe eshte nje qeveri aleate, ndersa ceshtjet e demokracise jane ceshtje qe do te zhvillohen edhe ne Jemen, si kudo tjeter, por kjo nuk pengon qe te kryhen tregti te ligjshme me keto vende”, argumentoi Imami. Projekti, qe parashikohet ne marreveshje, do te jete 4-vjecar dhe nepermjet tij planifikohet te shkaterrohen 76 mije tone rezerva municionesh. Kohezgjatja e projektit mund te shtrihet automatikisht ne periudha te njepasnjeshme, njevjecare, derisa te perfundoje zyrtarisht ose mund te shkurtohet, nese nuk ka me fonde te disponueshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›