E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti streha e fundit e maskarenjve te politikes

30-10-2010 / Gazeta 55

Edvini merr peng opoziten dhe e izolon tek llogorja e Piramides duke e identifikuar ate me Vullnetaret e 1991-it. Vetem Gramoz Ruci ndihet i lumtur pasi i duket vetja si kryeplaku i politikes qe jep urdhra per likuidime politike sapo ndonje disident kalon klonin e partise per tiu afruar institucioneve

Ruci kasneci i Edvinit per bojkotin - Edvini ka marre peng opoziten dhe po e izolon tek llogorja e Piramides duke e identifikuar ate me Vullnetaret e 1991-it. Vetem Gramoz Ruci ndihet i lumtur pasi i duket vetja si kryeplaku i politikes qe jep urdhra per likuidime politike sapo ndonje disident kalon klonin e partise per tiu afruar institucioneve. Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci kishte zene dje bashin e vendit tek xhumaja partiake dhe derdelliti ato qe zakonisht deklamon kryeplaku i PS-se kur i ka mire qeskat e syve dhe hunden prej platini. Duke justifikuar mungesen e paprecedente te opozites ne tryezen e therritur nga Partia Demokratike per reformen zgjedhore ushtari i Edi Rames tha se kjo eshte sjellja ne vijim te bojkotimit te reformave dhe se kurrsesi ska si te ndodhe ndryshe. Ai aludoi se qeverise i eshte dhene kohe mbi 15 muaj per zgjidhjen e krizes politike por kryeministri nuk ka vullnet per zgjidhjen e krizes politike. Cdo dite qe kalon na tregon se sa te veshtire e ka Berisha berjen e transparences se zgjedhjeve kryefjale e kauzes sone dhe rekomanduar edhe ne rezoluten e Parlamentit Evropian- tha Ruci. Ne deklaraten e tij per shtyp ai shprehu shqetesimin per kercenimin e bere per deputetet Ermonela Felaj dhe Sajmir Tahiri nga bashkeshorti i ministres se Integrimit Majlinda Bregu dhe nga kolegu demokrat Edi Paloka. Po ashtu Ruci permendi edhe vendimin e padrejte per shembjen e ish-piramides pa u konsultuar dhe diskutuar me pare ne komisionet parlamentare me qellim heqjen e vemendjes nga kriza politike dhe shfaqjen e krizave te reja. Kreu i kuvendoreve socialiste permendi edhe votimin per heqjen e mandatit te deputeteve Ilir Beqja se nuk ishte i sakte e megjithate kryeministri vazhdoi te veproje ne shkelje te plote te Kushtetutes. Ne fund te deklarates Ruci kerkoi zbardhjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit te Terthores Rezmi Veseli.
Reforma zgjedhore opozita bojkot dhe shantazhe tryezes se partive politike/Pa pranine e opozites dhe te perfaqesuesve te saj u mblodh dje tryeza e dyte e ndermarre nga mazhoranca per reformen zgjedhore. Ne tryezen e djeshme Partia Demokratike u perfaqesua nga Ilir Rusmali e Oert Bylykbashi LSI nga Nasip Naco e Spartak Braho kurse PR nga Arjan Madhi. Tryeza u ndoq me vemendje dhe nga perfaqesues te shoqerise civile sikurse dhe perfaqesues te OSBE-se ne Tirane. Tryeza e dyte e reformes zgjedhore vijoi punimet kete radhe ne nivelin teknik. Ne fillim te fjales se tij Rusmali theksoi se qellimi i tryezes eshte implementimi i rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it me synimin arritjen e standardeve te reja per keto zgjedhje vendore. Rusmali theksoi se nderkohe Partia Demokratike po shqyrton me seriozitet oferten e Partise Socialiste ndersa theksoi se kjo tryeze nuk eshte per te zgjidhur debatin mes PS dhe PD-se. Qellimi i tryezes eshte implementimi i rekomandimeve te OSBE-ODIHR - tha Rusmali ne hapje te takimit te sotem ku moren pjese perfaqesues te LSI-se dhe te Partise Republikane. Ai ka theksuar se tryeza eshte e hapur dhe ka vend per te gjithe duke nenkuptuar dhe pjesemarrjen e partive parlamentare te opozites si PBDNJ dhe PS. Deputeti Rusmali ka theksuar se tryeza po shqyrton te gjitha mundesite per nje zgjidhej te situates politike duke u dhene pergjigje dhe pretendimeve te opozites per transparencen e zgjedhjeve. Rusmali u beri edhe njehere thirrje forcave politike dhe jo politike te kontribuojne per reformen zgjedhore duke ritheksuar se ka rruge dhe tavolina te tjera per te zgjidhur ngercin mes dy partive politike ne vend. Tryeza perfundoi me kerkesen e OSBE per marrjen pjese ne te dhe te partive jo parlamentare. Perfaqesia e OSBE ne tryezen e djeshme per reformen zgjedhore kerkoi qe partite e tjera jashte parlamentit qe jane realisht me shume se ato brenda ne Kuvend duhet te kalojne dhe ato interesat e tyre partiake rreth zgjedhjeve vendore per te cilat do te jene pjesemarrese. Nderkaq perfaqesuesi i LSI-se ne kete tryeze Nasip Naco kerkoi te kjo te jete hera e fundit qe implementohet nje reforme elektorale vetem per nje pale zgjedhje. Tryeza angazhoi Kristaq Kumen per te pergatitur amendamentet per te gjithe propozimet e shoqerise civile.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›