Krenare qe mundesojme nxjerrjen e At Zef Valentinit nga harresa
Nderim atyre qe botojne albanologun Zef Valentini... Turpi u mbetet atyre qe me sulme talebane duan te rrenojne personalitet e trashegimise me te larte te shkences dhe albanologjise
Duke marre shkas nga artikulli Parate e kultures shqiptare ne duart e Fahri Balliut per te lancuar mediokritetin e albanologut qe nuk di shqip botuar ne Gazeten Sot te dates 29.10.2010 ndjej pergjegjesine te sqaroj opinionin publik se projekti per botimin e 5 volumeve te veprave me karakter albanologjik dhe ballkanologjik te albanologut te njohur At Zef Valentini se pari eshte jo vetem nje nder objektivat paresore te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve per zbardhjen e veprave dhe dokumenteve me rendesi sa i perket historise dhe mendimit intelektual shqiptar por edhe nje domosdoshmeri e kohes per tu njohur me ato vepra qe shoqerise sone i japin identitet dhe dallueshmeri nga kombet dhe kulturat e tjera.
Prej vitesh MTKRS ka financuar botimin e veprave te plota te Johan Georg von Hann Franc Nopca Amalia fon Godin Karl Reinhold At Zef Valentinit etj. Ne keto dekada nje pjese e debateve intelektuale dhe konferencat e ndryshme shkencore jane perqendruar mbi faktin se nje pjese e historise dhe kultures shqiptare qendron e fshehur nen pluhurat e arkivave te huaja. Ne kete kushte institucionet e kultures dhe ne menyre te vecante Ministria perkatese nuk mund ta shihte veten larg pergjegjesive. Cdo vit ajo akordon nje fond te vecante per nxjerrjen ne drite te ketyre veprave me rendesi te jashtezakonshme per traditen dhe kulturen kombetare ku padyshim vepra e At Zef Valentinit ze nje vend paresor.
Nuk mund te flasesh per lartesimin e kultures shqiptare keto 20 vjet pa u ndalur ne kontributin per botimin e vepres se At Zef Valentinit. E kjo si pasoje e permases se jashtezakonshme te shtrirjes se vepres se tij pothuajse ne te gjitha fushat e albanologjise dhe kultures shqiptare. Por nuk mund te lesh pa hedhur poshte edhe nje keqkuptim te madh qe lidhet me botimet e tij te miratuara nga MTKRS.
Ne radhe te pare duhet sqaruar se viti 2010 eshte 110 vjetori perkujtimor i lindjes se ketij autori dhe si ne cdo tradite te larte akademike behen botime te caktuara e te vecanta me nje permbledhje studimesh te fushave te ndryshme albanologjike ballkanologjike e bizantine per nder te tij. Pra nuk behet fjale aspak per botimin e vepres monumentale hulumtuese per historine e Shqiperise mesjetare te shtrire ne mbi 30 vellime me titull Akte Shqiptaro-venete. Kjo do te qe sfida me e madhe e shtetit shqiptar per tu realizuar nga eksperte te cilesise se veprave te tilla sfide qe nuk mund ta mbajne mbi krahe as botuesit e as Ministria.
Se dyti do te donim te ftonim te gjithe armiqte e ketij mediokri te lexojne veprat tashme te botuara te tij qe jo pa qellim kane secila nga nje hyrje paraqitese me studime vleresime dhe shqyrtime mbi studimet e tij.
Ne Itali themeloi dhe drejtoi revisten Letture duke u cilesuar per kritikat e tij letrare si Papa Xhovani i kritikes. Ai Eumlshte boterisht i njohur si nje nga studiuesit me cilesore te Skenderbeut dhe te ligjeve zakonore shqiptare me studime te tilla si E drejta e komunitetit ne traditen juridike shqiptare 1956 Ligji i maleve shqiptare 1880-1932 1969. Te drejtat e Shqiperise etnike etj dhe per studimet e akteve dhe teksteve te vjetra shqiptaro-juridike ne disa vellime.
Ne vitin 1955 ai behet titullar i Katedres se gjuhes shqipe ne Universitetin e Palermos 1955 dhe po aty themelon dhe drejton Qendren nderkombetare te studimeve shqiptare.
Ai eshte i cmuar shume edhe ne rrethet akademike europiane dhe boterore dhe te gjitha veprat e tij kane pasur nje bord botimi me mbi 10 Akademi ose Institucione shkencore boterore. Ernest Koliqi ka shkruar ne vitin 1970 per te se Ai eshte sot albanologu me i madh i gjalle. Por historia e Shqiperise do ta kujtoj mbi te gjitha si shkencetarin qe i dashunuem me objektin e studimeve te veta Shqipenine me nje perkushtim te hapun ndaj rreziqeve e kerkoi dhe e gjeti ate nder arkiva dhe bibloteka ne kujtesen e ne jeten e popullit ne manifestet e lashtesise se tij fisnike te asaj fisnikerie qe sic thot Valentini e ban te denje popullin shqiptar per me pas nje ven me virtutet e tij te vecanta etnike ne gjinin e kombeve europiane.
Martin Camaj ka thene se me botimin e Valentinit dhe dokumenteve te tij ai konsiderohet si historiani me i madh i kohes jo vetem i Shqiperise por nje prej me te medhenjeve te Gadishullit Ballkanik.
Historiani gjerman G. STADMULLER thote se Aktet Shqiptarondashvenete jane deshmi mbreselenese e kembengulesise se tij te shquar per erudicion.
Per te gjitha keto arsye projekti i botimit te veprave te Valentinit i nisur nga shtepia Botuese PLEJAD i nisur qe para 10 vjetesh shfaqet si projekti me i madh i albanologjise dhe kultures shqiptare.
Jo me kot me 25 Prill te vitit 1968 me rastin e festimit te 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut Papa Pauli VI ne Rome nder te tjera foli edhe per At Zef Giuseppe Valentinin duke thene Shqiptare Duajeni At Zef Valentinin se ai iu dashuron me zemer. Cmojeni se ai punon pa prere per te njohur perpara botes vlerat tuaja shpirterore dhe artistike. Ai eshte juaji sepse i ka vene ceshtjes suaj mendjen dhe zemren e vet.
Si anetar i Institutit te Studimeve Shqiptare ai shkroi disa nga veprat e tij te rendesishme per historine e Shqiperise te botuara qe perpara luftes te tilla si Kontribute per kronologjine shqiptare 313-395 dhe Kontribute per kronologjine shqiptare 395-700. Po ne kete vazhde boton nje vellim te trete te kesaj kronologjie me titull Studim per nje regester historik te Shqiperise shekulli X-XIV nje veper kjo me rreth 1500 dokumente qe e vleresua edhe me cmim nga ana e Akademise Italiane. Dy vellime te tjera ne shqip me rreth 2500 dokumente te transkriptuara nga doreshkrimi i gjetur ne Arkivin e Shtetit Ne vitin 1955 ai behet titullar i Katedres se gjuhes shqipe ne Universitetin e Palermos 1955 dhe po aty themelon dhe drejton Qendren nderkombetare te studimeve shqiptare.
Ai eshte i cmuar shume edhe ne rrethet akademike europiane dhe boterore dhe te gjitha veprat e tij kane pasur nje bord botimi me mbi 10 Akademi ose Institucione shkencore boterore. Kritiku i madh italian Xhuzepe Gradilione ne studimin Valentini dhe letersia shqipe ka nje vleresim te lart per kontributin e tij ne letersine shqiptare.
Ai thote Kritikat letrare te Valentinit perbejne nje hyrje te mrekullueshme ne njohjen e problematikes se letersise shqiptare dhe autorewve te saj. Qe ne fund te viteve 80-te shume akademike te njohur italiane paten deshiruar botimin te lsquoOpera omnia te Valentinit cka do te ishte nje ndermarrje kolosale qe shkon pertej tridhjete vellimeve te lsquoAkteve shqiptaro-venete te botuara ne latinisht te pakten te pjeses me te madhe te shkrimeve dhe botimeve te tij qe jane jane po kaq te rendesishme e te vellimshme sa te parat te botuara ne shqip pjesa me e madhe dhe italisht vecanerisht pas luftes dhe jo perpara saj sic aludohet ne nje genjeshter te shkruar sot ne nje te perditshme shqiptare. Shpresoj thote nje akademik italian ne nje studim te vitit 2008 qe keto pritshmeri fisnike mund te rroken nga ndonje studiues ose botues i ri dhe vullnet forte per tiu afruar gjeneratave te ardhshme nje guide te pasur per studimin kerkimin dhe mesimdhenien e Albanologjise. Aiqe nje albanolog i jashtezakonshem i njohur nga te gjithe ata qe merren me studimin e kultures shqiptare por edhe neper ambientet historike letrare dhe fetare nderkombetare. Me ane te prodhimit te stermadh shkencor ai kontribuoi ne menyre vendimtare ne zhvillimin e studimeve bizantine dhe te Albanologjise moderne. Nuk ka aspekt te historise Mesjetare shqiptare dhe arbereshe qe te mos kete ndjere penen studiuese te Valentinit. Ai qe jo vetem me pjellori por edhe me i zhdervjelli i albanologeve italiane.
Perballe nje produkti te tille te stermadh bibliografik dhe nje angazhimi te qendrueshem gati 50-te vjecar nuk mund te ngrihet askush pervec atyre qe nuk e njohin aspak vepren e tij.
Sot ai nga historian qe tremben te deklarojne edhe emrin cilesohet si nje albanlog qe sdi as shqip. Sa e pa vertete Por nje ode e mrekullueshme elegjiake ne varg njembedhjeterrokesh kushtuar Shtjefen Gjecovit ketij martiri te idese kombetare ne rastin e vdekjes se tij tragjike me 1929 ne afersi te Prizrenit do te fitoje jo vetem miratimin e te madhit Fishte i cili e botoi ate ne revisten Hylli i drites por edhe admirimin e Koliqit i cili e nderfuti ate ne vepren e vet antologjike Bota shqiptare botuar me 1943 e perplas pertoke kete shpifje.
Ne lidhje me Saulin e Alfierit per te cilen Koliqi do te shprehej se e gjykonte mjeshteror perkthimin e Valentinit duke ua paraqitur lexuesve shqiptare me keto fjale Sauli nje nder kryeveprat e Alfierit jo vetem i ka ruejte vetite e rralla artistike por disi asht pertritun e rinue ne ket perkthim te Valentinit.
E diku me poshte te ketij shkrimi te vitin 1965 shpjegon Tue lexue tekstin italisht shpesh-here me ndodhi me shijue e pelqye shprehjen e gjalle bashkekohore ne gjuhe shqipe macirc teper se atecirc torigjinalit ne gjuhen italishte.
Me ketecirc perkethyesi i shquem qi acircsht tue lacircnun gjurma vigacircne ne lacircmin e albanologjiacutes paraqet nji prove tejet bindese te zellit cmerites qi ai i ka kushtue me vjet e vjet te gjata studimit te gjuhes shqipe.
Vecse une besoj se ja hame hakun At Valentinit kur e kundrojme ate vetem si historian a si studiues te letersise sone do te shkruante vite me vone Namik Resuli ne fjalen e pervjetimit te 70-vjetorit te lindjes se tij. Veprimtaria e Valentinit duhet gjykuar edhe nga nje pikepamje tjeter qe na perket me drejtperdrejte dua te them si shkrues i gjuhes shqipe. Eumlshte thene se Valentini e di shqipen si nje shqiptar me mire se nje shqiptar. Po nuk mjafton. Kush i kendon disa shkrime te tij shqipe ka nje pershtypje me te thelle e ndjen se At Valentini ka edhe nje stil te tijin qe e dallon nga shkrimtaret e tjere shqiptare. Si i tille ketij ati duhet ti bejme nje vend edhe ne radhen e publicisteve tane me te njohur.
Aacutet Valentini edhe pse nuk njihet mire sot nder shqiptare per arsye se ka qene i ndaluar ne qarqet ballkanologjike te botes se huaj njihet si hulumtues dokumentash historike e si studiues i thelle i ligjeve tona dokesore. Per vleresimin e At Zef Valentinit ka referime te shumta. Vepra historike dhe letrare e Valentinit meriton te shqyrtohet imtesisht te cmohet edhe te zere vendin qe i perket ne historiacuten kulturen dhe letersine tone. Ajo qe na takon neve cka e shoh si nje pergjegjesi te perbashket eshte ta botojme dhe ta promovojme vepren e tij shume vellimshme. Dhe do ishe mjaft konstruktive qe te behej nje konference shkencore mbi vepren e ketij njeriu te ditur. Ndoshta ne nje tribune te tille do te vertetohej me mire nese bejme mire qe po guxojme te botojme vepren e ketij kulturologu dhe albanologu.
Le ta hedhim vemendjen dhe te ndajme pergjegjesite aty ku ato ekzistojne e jo te veme ne qender te sulmeve dhe polemikave ato personalitete te spikatur te trashegimise sone kulturore te cilet jeten dhe misionin e tyre intelektual ia kushtuan Shqiperise kultures historise dhe traditave te popullit te saj.
Autori eshte Drejtor i Librit dhe i Bibliotekave ne MTKRS