E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bojkoti, vendim arbitrar i Rames"

Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, ne nje interviste te dhene dje per "Ora Nees", e ka cilesuar bojkotin e grupit parlamentar socialist, ne Kuvendin e Shqiperise, si nje vendim arbitrar dhe personal i vete kreut aktual, Edi Rama. "Ideja per bojkot eshte mjaft e konsumuar brenda Partise Socialiste, ide qe ka kaluar ne shume hallka dhe ka arritur ne nje vendim personal te Rames", vleresoi Blushi. Sipas anetarit te Kryesise socialiste, mosprezenca e tij dhe te perkrahesve te tij ne Kuvend, ka te beje me moslegalizimin pa arsye se cfare eshte bere ne keto zgjedhje, si dhe per te respektuar vendimin e shumices. Por ai ka kembengulur se do te vazhdojne te thone fjalen e tyre ne forumet e PS-se. "Beteja do te vazhdoje kunder fenomenit te arbitraritetit, i cili i lidhur ne interesa jo politike, kthehet ne nje pushtim brenda partise. Keto do ta them ne forumet e partise", theksoi zyrtari socialist. Ai tha se Partia Socialiste po u heq shqiptareve instrumentin per te kontrolluar qeverine, pra opoziten ne Kuvend. "Per sa kohe nuk jemi ne Kuvend, do te shihni se shume gjera do kalojne ne parlament, pa kuptuar se cfare po ndodh", theksoi Blushi, duke shtuar se, "opozita duhet te kthehet ne Kuvend qe nga dita e enjte". Deputeti socialist gjithashtu theksoi se arsyet e bojkotit te Partise Socialiste jane per fat te keq shume personale. Sipas tij, "Rama beson se do te kthehemi ne taktiken e 2007-es, ku negocionte me Berishen". I pyetur per kushtet e vendosura per paraqitjen ne Kuvend te grupit parlamentar socialist, Blushi i cilesoi si shume te dobeta, edhe per arsye me banale sepse Rama kerkon te jete i vetmi ze, tek dera e selise se Partise Socialiste. "Procesi eshte personal, kjo nuk eshte lufte per pushtet brenda selise roze, por po ve ne rrezik Partine Socialiste, duke e nxjerre jashte parlamentit", perfundoi fjalen e tij, deputeti socialist Ben Blushi. Per te cilin, bojkoti parlamentar, eshte nje instrument politik qe nuk ka dhene asnehere rezultat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›