"Ndertimi i kabinetit, nga kontributet kam veshtiresi"
Kryeministri deklaroi dje perpara deputeteve te PD-se se ai do te perfshinte ne ekzekutivin e ardhshem perfaqesues nga 17 partite me te cilat kishte bere aleance perpara zgjedhjeve te qershorit. Por sipas Berishes, kjo do te perfshirje do te behet ne baze te kontributeve te gjithsecilit pergjate qeverisjes dhe procesit zgjedhor. "Une dua te garantoj secilin prej tyre se PD eshte e vendosur te qeverise me ta dhe ne proporcion me kontributin dhe me koncesion te kesaj partie, sepse i madhi leshon, ata do te jene pjese e qeverisjes dhe se bashku si koalicion do te shkojme ne zgjedhjet vendore te vitit 2011 dhe ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2013", deklaroi Berisha. Njeheresh ai tha se si pasoje e kontributeve te te gjithe deputeteve, por dhe ministrave, gjente veshtiresi te madhe per ndertimin e kabinetit me perfaqesues demokrate, teksa ka vene ne dukje vendet e pakta qe mbeten per demokratet ne qeveri, pasi koalicioni eshte i gjere, Berisha i inkurajoi deputetet, duke nenvizuar rendesine qe kane ligjvenesit. "Nuk ka vend me dinjitoz dhe nuk ka universitet me serioz se sa Parlamenti per te bere ligjet, per te fituar kulturen ligjberese dhe ligjvenese", theksoi Berisha.