E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bojkoti, shfaqje e turpshme e Rames"

Denis Dedej

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, reagoi diten e djeshme per vendimin e Partise Socialiste per te mos marre pjese ne seancen e pare parlamentare per kete legjislature, duke e cilesuar si nje shfaqje te turpshme. Permes nje komunikimi me mediat, Ilir Meta, i cili tashme eshte zyrtarisht pjesetar ne koalicionin qeverises, sulmoi ashper kryetarin ne detyre te Partise Socialiste, per vendimin politik te marre per grupin parlamentar socialist. Krahas kesaj, ai ka sjelle ne vemendje rolin e socialisteve per Shqiperine dhe thekson se do te vazhdojne kete rol pavaresisht ndodhjes se tyre. "Socialistet kane kontribuar per evropianizimin e Shqiperise dhe do te vazhdojne te kontribuojne, pavaresisht se ku ata ndodhen. Ndersa kjo e sotmja eshte nje shfaqje e turpshme, ne kuader te nje degradimi fatkeq qe ka kaptuar Kryetarin ne detyre", deklaroi lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, i cili ne qeverine e re do te mund te mbaje postin e zevendeskryeministrit dhe ate te ministrit te Jashtem. Por krahas qendrimit politik te socialisteve, Meta shpreh optimizmin per kete sezon te ri parlamentar si dhe punen qe do te behet deri ne fund te ketij mandati kater vjecar. Sipas tij, shqiptaret do te ndihen shume mire dhe ato qe kane iniciuar keto nisma politike per kushtezimin e hyrjes ne Parlament. "Une jam i bindur se ne fund te kesaj legjislature Shqiperia do te jete shume me ndryshe nga cfare eshte sot", theksoi lideri i LSI. Duke vazhduar me tej, ai theksoi se shqiptaret do te ndihen shume me mire dhe njekohesisht atyre qe iniciojne iniciativa te tilla teper te vjetra per politiken shqiptare, qe nuk kane asnje lidhje me realitetin ku jetojme. "Te jeni te sigurt qe do t'ju vije turp pas pak kohesh per kete veprim te pajustifikuar qe bejne thjesht per probleme te brendshme statutore", u shpreh aleati i ri i zotit Berisha, Ilir Meta, gjate interesimit te gazetareve per opinionin e tij per bojkotin e parlamentit nga socialistet. I pyetur se nese kjo nisme do te jete nje pengese per ecurine e parlamentit te ri dhe per liberalizimin e vizave per shqiptaret, lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, vleresoi se nuk do te kete asnje ndikim negativ per te ardhmen e vendit. "Asgje nuk do ta ndale projektin e evropianizimit te Shqiperise, ate te liberalizimit te vizave dhe jam i bindur qe kunder ketij projekti nuk eshte Partia Socialiste, por eshte nje lidership, i cili ka vetem probleme personale dhe interesa personale", vleresoi kreu i LSI. Kohet e fundit, Partia Socialiste dhe ajo Levizja Socialiste per Integrim kane shkembyer akuza njera-tjetres per veprimet politike qe ndermarrin. Prishja e marredhenieve midis ketyre dy partive nisi me miratimin e Kodit te ri Zgjedhor, ku LSI ishte kunder.

Akuza

"Socialistet kane kontribuar per evropianizimin e Shqiperise dhe do te vazhdojne te kontribuojne, pavaresisht se ku ata ndodhen. Ndersa kjo e sotmja eshte nje shfaqje e turpshme, ne kuader te nje degradimi fatkeq qe ka kaptuar Kryetarin ne detyre", tha Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›