"Pershendesim hyrjen e LSI ne koalicionin qeverises"
Hyrja e Levizjes Socialiste per Integrim ne koalicionin qeverises te drejtuar nga Partia Demokratike, ka gjetur mbeshtetjen dhe eshte pershendetur nga zevendespresidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella. Zyra e shtypit e LSI, ben te ditur se, zevendespresidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella, grupi i Socialisteve dhe Demokrateve Evropiane, pershendeti hyrjen e LSI-se ne koalicionin qeverises. Sipas ketij lajmerimi, Pittella u shpreh se mbeshtet programin e Ilir Metes dhe te Levizjes Socialiste per Integrim, per integrimin e Shqiperise dhe per realizimin e reformave qe do ta cojne Shqiperine drejt realizimit te procesit te integrimit ne Evrope. Firmosja e marreveshjes se bashkepunimit ne qeverine e re midis dy lidereve, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ka gjetur perkrahjen e shume personaliteteve nderkombetare, te cilet kane vleresuar arritjen e kesaj marreveshje. Nderkaq, LSI perfiton nga kjo gje duke u perfaqesuar me 3 ministra ne kabinetin e ri dhe 1 zevendeskryeminister, si dhe 20% perfaqesim ne nivelet e dyta te pushtetit.