E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boks, Klitschko ultimatum ndaj Hayen

Arrogant dhe prepotent, Vladimir Klitschko, ka sfiduar hapur me një ultimatum britanikun, David Haye, kampion i peshave të rënda në versionin VBA, në kërkim të unifikimit të titujve të tij. Kampioni ukrainas, sic duket është i përzgjedhuri nga vëllezrit Klitchko për tu ndeshur me Hayed he e ka nisur misionin e tij me sfidën publike.

"Unë jam Vladimir Klitschko, dhe dua ti dërgoj këtë mesazh tifozëve të boksit në gjithë botën dhe direkt David Hayes. "David, dy herë i ke shpëtuar ndeshjes me vëllezërit Klitchko. Tani është koha që kjo të ndodhë. Kështu në respekt të tifozëve të boksit unë zyrtarisht kërkoj të ndeshem me ty. David nuk mund të ikësh përgjithnjë nga unë. Unë jam gati, po ti cfarë po pret?", sfidoi kampioni i IBF, IBO dhe VBO. Në fakt, Haye e ka hequr nga programi një ndeshje me Vladimir vitin e kaluar, duke cituar se ishte i dëmtuar, por duket se tani nuk do të ketë më shmangie dhe Haye do të pranojë duelin me Klitchkon.

"Po përfundimisht. Do të përpiqemi që ta bëjmë të mundur", është shprehur britaniku që e ka fituar titullin kampion në versionin VBA në 3 prill, pas fitores me amerikanin, John Ruiz, në 9 raundet e zhvilluara në Manchester. Ndeshja Klitschko vs Haye është ajo që të gjithë tifozët do të dëshironin të ndiqnin në ring, për më tepër që rekordi i Haye mbetet me 0 humbje dhe 24 fitore.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›