Shpërthimi i vullkanit në Islandë, kaos në fluturimet ajrore

Pezullohen shumë fluturimet ajrore në Britaninë e Madhe dhe Skandinavi, ndërsa janë bllokuar të gjitha fluturimet nga aeroportet londineze të Heathrow dhe Standsted si pasojë e shpëthimit të vullkanit islandez në një nga akullnajat e vendit.
Pas ndalimit të fluturimeve ajrore një ditë më parë në Norvegji dhe në Skoci, këtë mëngjes Britania e Madhe dhe Zvicra lajmëruan mbylljen totale të hapësirave të tyre ajrore, pasi i vlerësuan shumë të rrezikshme fluturimet si pasojë e reve të hirit të krijuara nga vullkani që është aktivizuar në Islandë.
Të mërkurën mijëra persona u evakuuan nga Islanda. Vullkani filloi të aktivizohej në fund të marsit, ndërsa hera e fundit që ai ka hyrë në veprim ka qenë viti 1823. Të mërkurën u rregjistruan disa lëkundje sizmike në rajon ndërsa ekziston frika e përmbytjeve si pasojë e shkrirjes së akullit.
Elona Mamushi