Europa Lige, Platini dorëzon trofeun
Presidenti i UEFA-s Michel Platini i dorezoi zyrtarisht trofeun e Europa Lige kryetarit te bashkise se Hamburgut Ole von Beust, pasi qyteti gjerman do te prese finalen e ketij kompeticioni. Ky eshte edicioni i pare i Liges se Evropes, e cila zevendesoi Kupen UEFA dhe sipas Platini skuadrat dhe tifozet jane te kenaqur me kete format. I pyetur ne lidhje me skuadren e Hamburgut, e cila eshte nje pretendentet per te shkuar ne finale, numri nje i UEFA-s, ka thene se tifozet vendas do ta kene te veshtire te gjejne bileta.
"Nese Hamburgu shkon ne finale, per fansat gjermane do te jene nje problem i madh gjetja e biletave, pasi ata do te kene ne dispozicion te njejtin numer biletash me skuadrat e tjera. Te gjithe thone se finalja do te jete Hamburg-Liverpool, por mund te jete edhe Fulham-Athletico Madrid", eshte shprehur Platini. Nderkohe president i Federates Gjermane te Futbollit Theo Zwanziger ka bere te ditur se te gjithe tifozet gjermane mbeshtesin skuadren e Hamburgut.
“Ky eshte nje sukses per te gjithe futbollin gjerman dhe ne te gjithe mbeshtesim Hamburgun, duke shpresuar qe te arrije te fitoje Ligen e Evropes”, ka perfunduar Zwanziger. Liga e Evropes zevendesoi ne kete sezon Kupen UEFA.
Nertan Prifti < I mëparshmi