E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boks: Vllaznia, kampione për të 13-tën herë

Ka përfunduar ne Shkoder kampionati kombëtar i boksit për të rritur, qe u zhvillua për tre ditë me radhë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Sot (e shtunë) ka qënë dita e finaleve, qe ka përcaktuar renditjen ekipore, si dhe fituesit e vendeve të para sipas peshave përkatëse. Bazuar në kualifikimin në ditën e tretë të finaleve të tetë boksierëve të saj, Vllaznia e Shkodrës ka qënë më superiore ndaj rivaleve të saj, Flamurtarit që e ndiqte nga afër, qe kishte kualifikuar katër boksierë në finale dhe Rozafës me tre të tillë. Pikërisht në mes këtyre ekipeve është zhvilluar edhe lufta për tre vendet e para, sepse tre ekipet e tjera pjesëmarrëse, Tomori, Apolonia dhe Tirana kishin nga një finalist. Për ta bërë sa më tërheqëse ditën e tretë të këtij kampionati, organizatorët shkodranë kishin rezervuar përpara fillimit të ndeshjeve një program artistik, repertori i të cilit ka qënë me këngëtarët më të mirë të qytetit të Shkodrës. Pas rreth një ore këngë dhe humor nga artistët shkodranë, vendin e kanë patur betejat për 10 peshat konkuruese të ditës finale. Boksierët shkodranë, të drejtuar nga trajneri Zef Gjoni, njëkohëshisht edhe trajner i ekipit tonë përfaqësues, kanë qënë më të përgatiturit. Nga radhët e tyre kanë dalë gjashtë kampionë kombëtarë si individë, Kruja në peshën e parë deri në 51 kg, Gavoci në në peshën e dytë deri në 54 kg, Kuci dhe Kraja në peshën e gjashtë deri në 69 kg dhe të shtatën deri në 75 kg, si dhe në dy peshat e fundit, atë të nëntën dhe të dhjetën deri 91 kg dhe plus 91 kg me dy boksierët Sermi dhe Hysa. Katër peshat e tjera i kanë fituar dy boksierët e ekipit Rozafa me dy vëllezërit shqiptaro-malazezë Dejan dhe Denis Kerstaj në peshat katër dhe pestë deri në 60 dhe 64 kg, ndërkohë që Flamurtari dhe Tirana 2006 janë mjaftuar me nga një fitues. Vlonjatët me Dokon në peshën e tetë deri në 81 kg. dhe tiranasit me Selmanin në peshën e tretë deri 57 kg. Në klasifikimin ekipor, vendin e parë dhe titullin kampion kombëtar për vitin 2006 e ka fituar Vllaznia e Shkodrës me 36 pikë, titull që e fiton për të 13-tën herë që prej vititt '90-të kur rifilloi aktivitetin e tij ky sport. Në vend të dytë doli Flamurtari nën drejtimin e trajnerit Gëzim Zeneli me 19 pikë dhe Rozafa me trajner Besnik Gjetja me 14 pikë.
Ndërkohë, gjyqtaria ka shpallur edhe dy boksierët më të mirë të kampionatit, duke i dhene edhe dy kupa përkatëse. Artur Gavoci i Vllaznisë ka merituar kupën e boksierit më të mirë, ndërsa vlonjati Arsen Doko atë të boksierit më luftarak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›