Apeli fal Gramozin, por e lë një vit larg fushës së vet

Në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) u mbodh sot (e shtunë) Komsioni i Apelit, që vendosi që Gramozi të vazhdojë të luajë në Kategorinë e Dytë, por plot për një vit larg fushës së vet dhe pa disa lojtarë të dënuar. Dënimet e tjera janë si vijon:
- Futbollisti i F.K Gramozit, Ergi Xhafa, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha aktivitetet sportive dhe dënohet me 200.000 lekë gjobë.
- Futbollisti i F.K Gramozit, Adriatik Kodra, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha aktivitetet sportive dhe dënohet me 200.000 leke gjobë.
- Futbollisti i F.K Gramozit, Armand Caka, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha aktivitetet sportive dhe dënohet me 200.000 lekë gjobë.
- Futbollisti i F.K Gramozit, Ervis Ismolli, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha aktivitetet sportive dhe dënohet me 200.000 lekë gjobë.
- Futbollisti i F.K, Gramozit, Erion Shupe dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha aktivitetet sportive dhe dënohet me 200.000 lekë gjobë.
- Futbollisti i F.K Gramozit, Evis Peci, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha aktivitetet sportive dhe dënohet me 200.000 lekë gjobë.
- Pezullimin e fushës së lojës së F.K Gramozi për sezonin 2006-2007 dhe gjobitet me 300.000 leke.
- Lidhur me rezultatin e ndeshjes Gramozi-Bylis të datës 18.10.2006, Komisoni konstakton se ajo ndeshje ka mbaruar me rezultatin 2-2, sepse ndeshja ka mbaruar sipas rregullores.
- Në lidhje me akimimin e trajnierit të F.K. Bilisht Sport, Spartak Maraku, të dënuar nga Komisioni i Disiplinës, Komisioni vendosi të shtyjë seancen në një ditë tjetër për arsye se do marri në seance thirrje delegatin e ndeshjes, Agim Mone.
- Në lidhje me ankimim e futbollistit të K.F Besëlidhja, Mario Bytyci, Komisoni vendosi të lërë në fuqi vendim e Komisionit të Disiplines.
- Per kërkesën e futbollistit të F.K Besëlidhja, Kreshnik Ivanaj, Komisoni vendosi të lërë në fuqi vendim e Komisionit të Disiplinës.
- Per kërkesen e futbollistit të F.K Bilisht Sport, Klodian Zgura, Komisoni vendosi të mos e marri në shqyrtim kërkesën sepse ankimi është bëra jashte afateve ligjore.