Partizani, tri ndeshje pa fitore në shtëpi

Partizani nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim pa gola kundër Vllaznisë, në një ndeshje ku në shkallët e stadiumit dominuan tifozët shkodranë. Të kuqtë e Bajkos nuk fitojnë prej tri ndeshjesh në shtëpi, ndërsa arritën barazimin e dytë rresht në kampionat dhe të tretin në sezon. Braziliani i Partizanit, Leandro, një ish-lojtar i Vllaznisë deri në javën e gjashtë, nuk mundi të shënojë për ekipin e presidentit Xhani. Me barazimin e arritur dy ekipet rruajtën diferencën një pikëshe midis tyre.
REZULTATET E JAVËS SË 9-TË
BESA-TIRANA 1-2
Shënues: Nallbani 67' (autogol)/ Sinani 9', Salihi 41'
DINAMO-FLAMURTARI 2-1
Shënues: Redi Jupi 9', Poci 90+3/ Kuqi, 90'
LUFTËTARI-SHKUMBINI 1-0
Shënues: Shenaj 59'.
TEUTA-ELBASANI 1-0
Shënues: Lako 77'
PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0
E diel, 30 tetor 2006
Apolonia-Kastrioti, ora 14:00