E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boksierët kosovarë përgatiten në Pogradec

Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të udhëtojë në Pogradec të Shqipërisë me 15 boksierët më të mirë për të kryer përgatitjet për sezonin vjeshtor. Boksierët kosovarë do të shkojnë në Shqipëri më 15 gusht dhe atje do të qëndrojnë për dhjetë ditë. Pas kthimit nga Shqipëria boksierët kosovarë do të grumbullohen edhe në përgatitjet e radhës në Ferizaj, bëjnë të ditur të martën nga Federata e Boksit e Kosovës. "Këto përgatitje bëhen për arsye se muaji shtator do të jetë shumë i ngarkuar, ku në radhë të parë kemi meçet kthyese të ligës 'BoxingOne', kundër ekipeve hungareze Kecskemet dhe Debrecen".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›