Brenda 48 orëve dy zjarre në Budisalc të Klinës

Klinë, 4 gusht- Zyrtarë të Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, kanë njoftuar se brenda 48 orëve të fundit në rrethina të fshatit Budisalc të Klinës, janë shkaktuar dy zjarre fushore që kanë përfshirë mbi 2 hektarë tokë. Elmi Zenunaj tregon se të martën pasdite ka shpërthyer një zjarre në afërsi të fshatit Stupë të Klinës, që ka përfshirë disa hektarë, kryesisht të arave që kanë qenë të mbjella me grurë, apo me barishte të ndryshme. Po ashtu, sipas tij, një zjarr tjetër në ketë anë ka shpërthyer të
hënën, në afërsi të fshatit Budisalc të Klinës, afër varrezave. Në të dy rastet kanë intervenuar me kohë zjarrfikësit dhe zjarri është lokalizuar. Por ka shfaqur dyshime në pakujdesinë e faktorit njeri të shkaktimit të tyre.
Krahasuar me vitet e kaluara numri i zjarreve sivjet është shumë me i vogël, duket falë kushteve klimatike me lagështi.