E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje humbje e pazevendesueshme

Te henen ne Izrael u perkujtuan 6 milione hebrenj qe u vrane nga nazistet gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore. Kjo dite eshte qysh prej vitit 1951 dita e perkujtimit Jom Ha-Shoa sipas kalendarit hebre.

Sirenat ne mbare vendin kumbuan dy minuta te plota dhe te gjithe njerezit heshten me pikellim. Ne rruget e medha te Tel Avivit nuk levizte asnje mjet qarkullimi burra dhe gra qendronin ne kembe prane makinave te tyre ne te cilat valevitnin flamuj izraelit. Ata te gjithe perkujtuan 6 milione hebrenjte e vrare nga nazistet. Ne te gjithe vendin flamujt ishin ngritur gjysmeshtize shume dyqane nuk u hapen dhe mediat izraelite nuk transmetuan emisione gazmore. Ceremonia perkujtimore filloi qe te dielen ne mbremje dhe zgjati gjate gjithe dites se hene. A u nxoren mesime nga Holokausti

Ne qendren perkujtimore te Holokaustit Jad Vashem presidenti i shtetit Shimon Peres mbajti nje fjalim per viktimat Ky zjarr do te djege ende ne zemrat tona sepse nuk mund tu themi dot kurre lamtumire 6 milione vellezerve burrave grave dhe pleqve si edhe 1 milione e gjysme femijeve tane - nje fuqi enorme jete me dhunti e talente qe u shuan. Kjo humbje eshte e pazevendesueshme.

Kryeministri Benjamin Netanjahu shtroi pyetjen nese u mesua ajo qe duhej nga Holokausti. Nje nga mesimet duhet te jete se e keqja duhet luftuar theksoi Netanjahu. Bota nuk u ngrit ne kembe ne kohen e duhur kunder nazisteve tha Netanjahu dhe theksoi se e njejta gje mund te ndodhe edhe me Iranin dhe programin e tij berthamor Udheheqesit e Iranit po nxitojne te zhvillojne arme berthamore dhe e deklarojne hapur se duan te zhdukin Izraelin. Por nuk i degjojme protestat qe po i presim prej kohesh as kritikat e ashpra. Bota po sillet si gjithmone. Sot 65 vjet pas Shoas Holokausti duhet ta themi me ne fund se ajo qe na trondit eshte se mungon tronditja boterore.

Kjo dite iu perkushtua edhe atyre qe e mbijetuan Holokaustin atyre qe ndihmuan ne ndertimin e shtetit Izrael Ne u detyrohemi atyre qe mbijetuan shume per guximin qe sollen me vete pas luftes qe krijuan familje qe ndihmuan ne ndertimin e shtetit e qe paten guximin te flasin e te tregojne se cndodhi. Gjate viteve te fundit jemi perpjekur dhe do te perpiqemi gjate atyre ne vazhdim edhe me shume per tua lehtesuar vitet e fundit atyre qe mbijetuan.

Me kete fjalim Netanjahu reagoi ndaj nje debati shume kontrovers dhe intensiv qe po zhvillohet aktualisht ne Izrael per sa i perket pensioneve te atyre qe mbijetuan Holokaustin. Perpara pak ditesh universiteti i Tel Avivit publikoi si cdo vit raportin e tij mbi sulmet antisemite ne mbare boten. Shkencetaret kane protokolluar mbi 1129 akte te dhunshme vandalizem e deri ne venien flake te objekteve hebreje. Ky eshte numri me i larte i sulmeve te tilla qysh prej 20 vitesh dhe pothuajse dy here me i larte se vitin e kaluar. Sidomos ne France dhe Britanine e Madhe numri i akteve te dhunshme kunder hebrenjve eshte rritur dukshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›