Shqiperi - Mal i Zi pakt per Bunen
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka zhvilluar nje vizite pune ne Malin e Zi. Ne nje takim me homologun e tij malazez ministri Mediu e ka fokusuar biseden tek marreveshja per rehabilitimin pastrimin e shtratit te Bunes. Ai ka kerkuar qe kjo marreveshje te kaloje nga nderinstitucionale ne nje dokument te nenshkruar nga dy qeverite. Nga ana e tij ministri i Bujqesise se Malit te Zi z. Milloshevic e vleresoi propozimin e bere nga ministri Mediu shprehu nje gatishmeri totale ne realizimin e ketij hapi. Ai gjithashtu e siguroi ministrin Mediu se jane duke u bere te gjitha perpjekjet e nevojshme per disiplinimin e lumit Buna. Ne kete kontekst ministri i Mjedisit i ka kerkuar homologut te tij qe te shikohet mundesia e aplikimit e te dy vendeve njeherazi me nje projekt te perbashket prane organizmave qe ofrojne grante financimi. Mediu eshte takuar dhe me ministrin e Bujqesise se Malit te Zi te cilin e ka njohur me situaten qe sollen permbytjet si dhe ecurine qe kane pasur verifikimet ne vend.