E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktoraturat, ndarja e 1266 kuotave të pranimit sipas programeve

28/01/2011  Aplikimet bëhen pranë fakulteteve, tarifa e shkollimit 204 600 lekë

Rreth 1266 kandidatë do të mund të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të larta në programet e doktoraturës për vitin akademik 2010-2011. Tashmë fakultet kanë çelur procedurat e pranimit të dosjeve për këto kuota pranimi, të ndara sipas programeve përkatëse në Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik, Universitetin Bujqësor, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, “Ismail Qemali” të Vlorës si dhe Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë shpërndarjen e kuotave për të gjitha programet që do të ofrojnë këtë cikël studimesh pranë fakulteteve publike. Vendimi i miratuar në qeveri përcakton se në kuotën e çdo programi studimi të doktoratës 10 për qind do të shkojë për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve. Njëkohësisht janë përcaktuar edhe tarifat e studimit, të cilat do të afishohen pranë fakulteteve. Tarifa e shkollimit për çdo program të studimeve të doktoratës në institucionet publike të arsimit të lartë civil, si dhe për doktorantët nga jashtë Forcave të Armatosura në programet e studimeve të doktoratës në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” është 204 600 lekë, shumë e cila do të paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni përkatës i arsimit të lartë. Aktualisht pranë secilit fakultet është çelur faza e aplikimit, ku kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dosjen me dokumentacionin e kërkuar në bazë të kritereve të shpallura për secilën degë. Pas mbylljes së fazës së aplikimit komisionet e ngritura në secilin institucion me specialistë të fushës do të përcaktojnë edhe kandidatët që plotësojnë kriteret për të vijuar studimet e ciklit të tretë për këtë vit akademik.

Universiteti i Tiranës

Biologji e ruajtjes 15 kuota

Biologji molekulare 10

Fizikë 10

Bioteknologji bimore 10

Elektrokimi e zbatimit e Dukuri sipërfaqësore 10

Analiza kimike e lëndës dhe mjedisit 10

Teknologji dhe mikrobiologji ushqimore dhe Vlerësimi i sigurimit 10

Proceset e trajtimit kimik të lëndës paranatyrore 10

Analizë dhe Algjebër 10

Metodat probab. Statis. e met. e analiz. numerike 10

Sisteme të avancuara të informacionit 15

Shkenca gjuhësore 25

Letërsi botërore 10

Kërkime gjuhësore 25

Studime letrare 30

Histori 30

Gjeografi 30

Arkeologji 15

Trashëgimi kulturore 15

Marrëdhënie ndërkombëtare 25

Shkenca komunikimi 10

Pedagogji 20

Psikologji 20

Filozofi 20

Punë sociale 20

Sociologji 20

Shkencat juridike civile 30

Shkencat penale 30

E drejta publike 30

Ekonomiks 33

Menaxhim 32

Marketing 23

Metodat sasiore dhe të informacionit 34

Financë 33

Kontabilitet 25

Kirurgji e përgjithshme 6

Sëmundje e brendshme 9

Mjeku i familjes 3

Stomatologji 5

Anatomi patologjike - Mjekësi ligjore 4

Sëmundjet infektive - dermatologji 5

Obstetrikë-gjinekologji 3

ORL- okulistikë 4

Imazheri 2

Lëndët biomjekësore-eksperimentale 2

Kardiologji 3

Neuroshkencë 9

Farmaci 4

Morfologji kimike 4

Laborator 5

Pediatri 5

Shëndet publik 2

Lëndët klinike 40

Lëndë paraklinike 40

Universiteti Politeknik

Automatizim i industrisë 2

Etektroteknikë 2

Elektroenergjetikë 2

Teknologji e informacionit dhe komunikimit 8

Ndërtim 14

Arkitekturë dhe urbanistikë 14

Gjeodezi 14

Gjeoshkencat, burimet dhe mjedisi 12

Inxhinieri matematike 14

Inxhinieri fizike 14

Universiteti Bujqësor

Shkencat agronomike 14

Shkencat e prodhimit shtazor 8

Shkencat e hortikulturës 8

Shkencat mjedisore 14

Shkencat e mbrojtjes së bimëve 6

Drejtim agrobiznesi 10

Ekonomi dhe politikë agrare 10

Financë-kontabilitet 10

Shkencat dhe bioteknotogjia ushqimore 5

Qeverisja e qëndrueshme e burimeve pyjore 8

Teknologjia e drurit 7

Mjekësi veterinare 30

Qendra e Studimeve Albanologjike

Studime letrare 15

Shkencat gjuhësore 15

Shkencat etnologjike dhe folklor 15

Shkencat historike 15

Shkencat arkeologjike 10

Universiteti i Durrësit

Shkencat ekonomike 30

Universiteti i Vlorës

Matematikë 30

Akademia e Mbrojtjes

Siguria 30

Mbrojtja 20

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›