E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolivia redukton gazin natyror për Brazilin me 22.5 për qind

Bolivia njoftoi se ajo parashikon modifikimin e kontratës me Brazilin për shitjen dhe blerjen e gazit natyror, me qëllim reduktimin e dërgesave dhe kërkimit të tregjeve alternative. Presidenti i kompanisë shtetërore të naftës në Bolivi (YPFB), Carlos Villegas dha njoftimin dhe Presidenti bolivian Evo Morales e konfirmoi atë gjatë një vizite me homologun e tij brazilian Luiz Inacio Lula da Silva. Dërgesat e gazit natyror do të ulen me 22.5 % me qëllim për të reduktuar kërkesat nga Brazili, shpjegoi Villegas.
Historikisht eksportet boliviane kanë mbështetur fuqimisht kërkesën e Brazilit për gaz natyror. Në gjysmën e parë të vitit 2009 dërgesat e gazit natyror drejt Brazilit përfaqësojnë më shumë se 40 % të eksporteve totale të Bolivisë.
Por gazi natyror nuk ishte e vetmja temë që u diskutua nga dy liderët gjatë vizitës së Lula. Presidenti brazilian gjithashtu nënshkroi një marëveshje për një kredi prej 332 milionë dollarë për ndërtimin e një rruge lidhëse midis departamentit qendror të Bolivisë të Cochabamba dhe departamentit Amazonian të Beni.
Kontrata për rrugën e gjatë 306 kilometra iu caktua firmës braziliane "OAS Ltda". Lula njoftoi gjithshtu se Brazili do të blejë tekstile boliviane që nuk mund të futen në tregun e Shba-së për shkak të anulimit të përfitmive në 2008 nga Promocioni Tregtar Andean dhe Dekretit për çrrënjosjen e drogës (ATPDEA).
" Brazili do të blejë produktet tekstile boliviane me tarifa doganore zero dhe me një importim 21 milionë dollarë, e cila është saktësisht sasia e humbjes me Shtetet e Bashkuara"-tha Lula. Ai foli gjithashtu edhe për trazirat e fundit në Honduras duke bërë thirrje për rivendosjen në pushtet të presidentit të rrëzuar Manuel Zelaya. " Ne duhet të dënojmë me vrull vonesën politike në Honduras dhe të kërkojmë rikthimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Presidentit Zelaya në funksionet e tij kushtetuese"-tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›