"Trading Safely: Ekonomia shqiptare në vështirësi gjatë 2009-ës
Viti 2009 për Shqipërinë sipas një qendre e cila merret me studime dhe kërkime të ekonomive në nivel ndërkombëtar "Trading Safely", parashikohet që të jetë më i vështirë se 2008-ta. N.q.s viti 2008 për shumë ekonomi të zhvilluara ka mbajtur rënien më të madhe për vendet të cilat ekonomitë janë ende në zhvillim do të jetë pikërisht ky vit i cili do të ketë edhe riskun më të madh citohet në faqen e Trading Safely. Ndërkohë që viti 2008 pati një avantazh në kuadër të rritjes ekonomike duke u ndikuar kryesisht remitancat dhe investimet publike kryesisht në rrugë, ky vit po pëson një tkurrje pothuajse në të gjithë sektorët. Kështu disa nga sektorët të cilët kjo qendër ka parashikuar që do të jenë më të përkeqësuar në totalin e këtij viti janë defiçiti buxhetor dhe borxhi i jashtëm, këta do të rezultojnë përkatësisht në nivelet -5.2% dhe 23.3%. ku ky i fundit (borxhi i jashtëm) figuron në nibvelet e tij më tëv larta që prej vitit 2004.
Ndërkaq Shqipëria në tabelën e klasifikimt ekonomik edhe për këtë 6 mujor të dytë radhitej në grupin e fundit që është grupi D, çka do të thotë një vend me një risk të lartë politik dhe ekonomik, dhe ku ka shumë mundësi që klima e bisnesit të jetë e ndikuar nga impakti dhe sjellja politike. Nga ana tjetër klima e bisnesit në vendin tonë radhitet në kategorinë C, klimë e vështirë për bisnesin duke u nisur që nga informimi financiar i cili ëhstë shpesh i pavlefshëm ku puna institucionale shoqërohet me shqetësime të vazhdueshme, ndërsa bisneset e mëdha nuk zënë përqindje të madhe në jetën ekonomike.