Zjarret rrezikojnë Athinën, kërkohet ndihmë nga Franca dhe Italia

Greqia i kërkoi ndihmë Francës dhe Italisë për shuarjen e zjarreve që janë përhapur në pjesën lindore të Athinës, njoftuan sot zjarrfikësit.
"Dy avionë italianë dhe një francez do të mbërrijnë sot'', deklaroi një zëdhënës i zjarrfikëseve. Rreth 400 zjarrfikës janë përfshirë sot në shuarjen e zjarreve që dolën jashtë kontrollit dhe janë përhapur deri në afërsi të kryeqytetit grek."Ne ndodhemi përballë një prove të tmerrshme'', deklaroi dje në mbrëmje kryeministri grek Costas Karamanlis gjatë vizitës në qendrën e operacioneve.
Autoritetet greke shpallen dje gjendjen e jashtëzakonshme dhe urdhëruan evakuimin e banorëve në këtë rajon pas përhapjes së zjarreve pranë Athinës.
Nëntë aeroplanë, pesë helikopterë, 35 automjete zjarrfikëse dhe 151 zjarrfikës janë përfshirë në shuarjen e zjarreve. Zjarri ka shpërthyer edhe në ishullin Zakinthos, por ai, sipas zjarrfikësve, nuk paraqet kërcënim për rajonet e banuara.
Deri tani nuk është regjistruar asnjë i vdekur për shkak të zjarreve që kanë përfshirë zonat e banuara, sipas autoriteteve.