E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Boll helm ke hedhur”, Spiropali përplaset me Nokën: Jepi sekonda dhe minuta nga jeta jote Berishës, por jo nga rregullorja e parlamentit

Me akuza dhe përplasje të forta ka nisur seanca e sotme plenare, ndërsa në foltoren e Kuvendit ishte kreu i PD, Sali Berisha.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ka tërhequr vëmendjn disa herë Berishës për gjuhën e tij. Ndërsa ka patur përplasje edhe mes Spiropalit dhe Flamur Nokës, kur ky i fundit i këkroi që t’i jepte minutat e Albana Vokshit, Sali Berishës për të folur në Kuvend.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Nuk e kuptoj për çfarë ngriheni në këmbë?

Noka: Jepi kohën tonë.

Spiropali: Ju keni të drejtë t’i jepni sekonda, minuta nga jeta juaj, por jo nga rregullorja e parlamentit.

Berisha: A po më lë të mbaroj tani.

Spiropali: Mbaro pra.

Noka: Jepi minutat e Albana Vokshit.

Spiropali: Sa minuta ka Alabana.

Berisha: Kënaqu tani që s’do flasë Albana, kënaqu për herë të fundit.

Spiropali: Doktor mos përfito që jam këtu lart se e di mirë ti si ta kthej përgjigjen, siç ta kam dhënë. Boll helm keni hedhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›