E Diel, 1 Nëntor 2026

Bollano Nuk do te leme asnje vote te na shkoje kot

8 maji Bollano kerkon te importoje votues me autobuse

Partite politike pergatiten per te importuar votues ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Kandidatet per kryetare bashkie apo komune ne keto zgjedhje vendore nga zonat jugore te vendit kane nisur nje tur takimesh elektorale jo vetem ne zonat e tyre por edhe pertej kufijve te Shqiperise. Historia e vershimit te emigranteve shqiptare nga Greqia ne Shqiperi diten e votimit pritet te riperseritet edhe me 8 maj. Rasti i pare eshte Bashkia e Himares dhe kandidati potencial i saj Vasil Bollano. I kontaktuar nga Shqip kryetari ne detyre i Bashkise se Himares dhe kandidati i PBDNJ-se Vasil Bollano ka bere me dije se me 8 maj ne nuk do te leme asnje vote qe te na shkoje kot. Pyetjes se drejtperdrejte te Shqip nese do te votojne emigrantet shqiptare qe jetojne ne Greqi dhe a do te perseritet fenomeni i zgjedhjeve te kaluara per ardhjen e autobuseve me emigrante nga vendi yne fqinj Bollano megjithese eshte treguar diplomat ne pergjigjen e tij ka lene te kuptoje se doganat mes Shqiperise dhe Greqise Kapshtica Tre Urat Qafe Boti dhe Kakavija me 8 maj do te presin nje lum shqiptaresh qe do te vijne ne Shqiperi per te votuar. Te jeni i sigurt qe ne nuk do te leme asnje vote qe te na shkoje kot. Pjesemarrja ne zgjedhje gjithmone ka kapur shifrat 30-33 dhe do te ishte dashamirese nese kjo shifer do te rritej dhe per kete duhet te kontribuojne edhe ata qe jane jashte Shqiperie. shte detyrim per te votuar tha Bollano. Qendrimi i kryebashkiakut te Himares per ardhjen e autobuseve me emigrante diten e votimit perforcohet edhe me shume kur ai thote se kete levizje e konsideron si pozitive. Mendoj se nje levizje per te sjelle shqiptaret ne qendrat e votimit eshte dicka pozitive e cila ndihmon edhe ne rritjen e numrit te pjesemarresve me 8 maj ne zgjedhje. shte e drejta e cdo votuesi dhe detyrim i cdo qytetari qe te votoje diten e votimit tha Bollano. Historia e zgjedhjeve te kaluara ne Himare pritet te riperseritet me 8 maj. Ne zgjedhjet e qershorit te vitit 2001 pati nje zbarkim masiv te himarjoteve ne vendlindjen e tyre ne prag te zgjedhjeve parlamentare. Ne vitin 2001 ne diten e zgjedhjeve erdhen 40 autobuse nga Athina ne mbeshtetje te kandidatit Vasil Bollano. Jo vetem kaq por ne ato zgjedhje ne Himare u pane edhe europarlamentare greke. Edhe ne vitin 2007 kur Bollano kandidonte per kryetar bashkie vetem ne Kakavije kaluan gjate dites se votimit rreth 100 autobuse. Por lufta per voten e emigranteve nuk behet vetem ne Himare por edhe ne zona te tilla si Korca Saranda Lukova dhe disa qendra te tjera ne Jug. Ne zgjedhjet lokale te 8 majit do te jene tre kandidate per Bashkine e Himares. PD dhe PS do te jene rivale me Vasil Bollanon i cili kandidon nen siglen e PBDNJ-se. Kjo ndarje e votave ne menyre te pashmangshme sjell favorizim per Bollanon i cili dhe kete here si zakonisht pritet te sjelle disa autobuse me njerez nga Greqia dhe do te vazhdoje te jete kryetar bashkie edhe per kater vjet te tjera. Strategjia e vetme qe Bollano te humbase eshte nje pakt qofte edhe i nendheshem i dy forcave kryesore per kete zone gje e cila edhe me 8 maj nuk pritet te ndodhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›