E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenohet kandidati i LZHK ne Bushtrice

Kukes

Kukes presion ndaj kandidatit te LZHK nga militante te djathte. Kandidati i LZHK-se ne Komunen e Bushtrices ne Rrethin e Kukesit Shahir Sula eshte kercenuar per tu terhequr nga gara nga nje bashkefshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ne Komunen e Bushtrices kur sic ka treguar vete kandidati Sula shtetasi Liman Lita 35 vjec nga fshati Matranxh i Bushtrices i ka shkuar ne shtepi aty nga ora 1100 te darkes i shoqeruar nga nje person tjeter dhe i ka thene kandidatit Sula se duhet te terhiqet nga gara per kreun e Komunes Bushtrice perndryshe do te kishte pasoja por pa specifikuar se cfare. Sula mendon se ky presion eshte politik dhe ka bere denoncimin ne Policine e Shtetit qe sic thote ai per te shmangur edhe ndonje reagim te djemve te tij apo te ndonje simpatizanti. Me thirren te porta e jashtme dhe dola ky kishte qene bashke me nje person tjeter dhe me tha se duhet te terhiqesha nga gara. E perse u dashka te terhiqem une kam hyre me forcat e mia dhe kam besimin e komunitetit keshtu po te them terhiqu ose do te kesh pasoja me tha por une nuk terhiqem nga gara. Keshtu e tregon ngjarjen kandidati Shahir Sula i cili banon ne nje nga lagjet e Bushtrices bashke me familjen tij. Sula thote gjithashtu per kanosesin se prej disa vitesh banon ne Tirane por nuk eshte shperngulur me dokumente nga Bushtrica dhe si i tille ai eshte zgjedhes aty. Sula tregon se ne oren e vone kur i kane trokitur ne shtepi ka pasur frike se do te ndizet ndonje sherr pasi ne shtepi sic thote ai kane qene disa djem te tij te rritur. Nga ana tjeter Sula pranon se kercenuesi nuk ka pasur me vete ndonje arme ose te pakten sic thote ai nuk e kishte verejtur. Ai menjehere pas ngjarjes kishte njoftuar efektivin e Policise se Shtetit per zonen dhe me pas Komisariati i Kukesit e kishte thirrur ne polici. Policia ka thirrur te paditurin dhe ndaj tij ka nisur procedimin penal. 35-vjecari Lita do te ndiqet ne gjendje te lire nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor te Kukesit per vepren penale te Kanosjes se kandidateve e parashikuar nga neni 330 i Kodit Penal nga keqyrja e te cilit mesohet se i akuzuari mund te denohet nga me gjobe deri ne dy vite burg. Kandidati Sula thote se pas ketij kercenimi qendron kandidati te cilin Lita e mbeshtet. Mesuam se Lita njihej si militant i PD dhe ne kete zone PD konkurron me kandidatin e aleateve te saj perkatesisht me perfaqesuesin e Legalitetit Kujtim Gjoka i cili eshte edhe kryetari i Komunes Bushtrice nen kete sigel. Gjoka i kontaktuar me telefon tha se e denon cdo presion ndaj kujtdo qe mund te behet referuar zgjedhjeve dhe se distancohet nga rasti konkret. I kam bere te ditur personit per te cilin por flisni zotit Lita qe e denoj ashper veprimin e tij dhe i kam thene se voten tende nuk dua keshtu qe nuk kemi asgje te perbashket thote Gjoka. Nga burime te mirinformuara mesohet se edhe dega e PD ne Kukes e ka denuar rastin e presionit qe i eshte bere zotit Sula per tu terhequr nga gara. Kandidati i LZHK-se Shahir Sula ka drejtuar Komunen e Bushtrices nga viti 1998 deri ne 2007-n. Ne dy mandate ai ka perfaqesuar siglen e PD ndersa ne mandatin e trete ai ka fituar si i pavarur. Incidenti me kandidatin ne fjale eshte nga te rrallet qe kane ndodhur ne rajonin e Kukesit ku fushata zgjedhore duket se po ecen normalisht dhe pa konflikte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›