Stonestreet Do japim verdiktin pas numerimit te votave
Me 10 maj Misioni i OSBE/ODIHR-it ne Shqiperi do te jape verdiktin dhe certifikaten perfundimtare mbi procesin zgjedhor dhe numerimit te votave. Dy dite pas zgjedhjeve partite politike kandidatet por edhe qytetaret shqiptare do te mesojne verdiktin e pare te faktorit nderkombetar. Lajmi eshte konfirmuar gjate nje interviste te shefit te misionit te OSBE/ODIHR-it ne Shqiperi Jonathan Stonestreet per Top Channel. Per keto zgjedhje na eshte thene nga shume njerez se procesi i numerimit do te marre nje kohe te gjate keshtu qe ne ne vend ta japim vleresimin tone te henen nje dite pas zgjedhjeve kemi vendosur ta japim te marten me 10 maj ne menyre qe vleresimi yne te kete te pakten disa te dhena nga procesi numerimit qe eshte nje pjese e rendesishme e zgjedhjeve thote Stonestreet. Shefi i misionit te ODIHR-it pohon se KQZ eshte duke punuar listat finale te votuesve jane bere publike por shton se jane nje numer pergatitjesh per tu realizuar nderkohe qe ODIHR po observon te gjithe vendin me 24 vezhgues afatgjate ne 11 zona te ndryshme.
Nuk dua te identifikoj ndonje shqetesim te vecante tani. Ne kemi identifikuar disa fakte ne raportin tone. Ajo qe verejme eshte se kemi te bejme me nje ambient politik te polarizuar me ndikim ne zgjedhje per te cilen ne shqetesohemi thote Stonestreet. Lidhur me akuzat mbi manipulimin e listave te votuesve Stonestreet pohon se deri ka degjuar vetem atake politike dhe nuk disponon asnje prove mbi kete problem te ngritur nga partite. shte nje ceshtje qe ka te beje me votuesit qe skane nje adrese. Ky eshte nje problem ne pjese te ndryshme te vendit. Por ende askush nuk ka sjelle ne vemendjen tone ndonje rast specifik te manipulimit deri me tani thote ai. Duke iu referuar edhe pjeses se pare te raportit te OSBE/ODIHR-it Stonestreet thote se natyrisht qe ka boshlleqe ne Kodin Elektoral te cilat ne i kemi thene ne raportet e meparshme. Ka ende ceshtje qe duhen adresuar. Shefi i misionit te ODIHR-it ne Tirane pohon gjithashtu se ne zgjedhjet lokale ne kemi identifikuar disa ceshtje specifike sic eshte per shembull mospasja e nje komisioni elektoral zonal per garen e Tiranes rolin e te cilit do ta kryeje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra kemi boshlleqe ne legjislacionin perzgjedhjet. Por dua ta perseris se nese ka nje vullnet nga partite politike atehere ligji do te prodhoje zgjedhje demokratike. Duke iu referuar incidenteve ne fushaten elektorale ai thekson se ne raport shkruhet se nje retorike e ashper me sulme personale eshte e pranishme gjate fushates.