E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet e Sarandes u dhane fund plasaritjeve

Majko

Ne Bashkine e Sarandes kundershtaret tane politike kane dale fitues se kane perfituar nga plasaritjet mes nesh gje qe nuk do te ndodhe me 8 maj. Me kete vleresim e ka celur fjalen e tij deputeti socialist Pandeli Majko ne mitingun prezantues te kandidateve te Aleances per te Ardhmen ne Sarande. Ne vleresim te ketij faktori qe ka vendosur per humbjen ne dy pale zgjedhje vendore per Bashkine e Sarandes e me gjere politikani Majko perpara se te flase per Stefan ipen ka pergezuar Rajmonda Gjonin si protagoniste te asaj qe ka munguar te qenet bashke e ne krah te kandidatit fitues brenda partise per te garuar ne Bashkine e Sarandes. Pas ketij kapercimi te madh - u shpreh Majko - nuk do te ndodhe qe te perfitojne serish kundershtaret tane politike. Majko u tha te pranishmeve ne mitingun elektoral se erdhi te mbeshtese vellain e mikun e tij por dhe te sarandjoteve per kryetarin qe i duhet Bashkise se Sarandes. Djali i Pilurit dhendri i minoritetit dhe miku i cameve do ta fitoje Saranden shprehu siguri ai nderkohe qe ka kerkuar qe mitingu me i madh te jete votimi i PS me 8 maj. Edhe kandidati ipa i ka kushtuar vemendje faktit qe mbeshtetja e tij nis nga strukturat e socialisteve lokale. Duke nenvizuar se ka pasur nje kontrate te parealizuar me qytetarin deri tani nga rivali i gares se tij elektorale dhe se qyteti ka mbetur i paqeverisur me potenciale te lena ne hije me vlera te humbura urbane dhe arkeologjike ai u ndal ne pikat me te forta te programit te tij per Saranden e viteve 2011-2015. ipa tha se do te rigjalleroje resurset dhe permiresoje raportet qytet-periferi se do ti thote ndal ndotjes se detit do tua ktheje identitetin plazheve dhe shkalleve te gurta. Lejet e ndertimit tha ipa do te jepen me transparence dhe dhenia e tyre do te shoqerohet me kushtin per mbjellje te pemeve dhe se prioritet i tij do te jete jo betonizimi por urbanizimi. ipa tha se kjo do te behet publike ne nje paraqitje me 30 prill qe do te konkretizoje vizionet e tij mbi zhvillimet e ardhme urbane. Projekti ipa per Saranden eshte vleresuar edhe nga Petro Koci ne cilesine e kreut te PSV91 pjesemarrese ne koalicionin opozitar. Ai u kerkoi sarandjoteve qe ata te pranojne ndotjen e detit ne emer te hedhjes ne det te korrupsionit te Berishes. Gjergji Koja kryetar i Partise Socialiste te Moderuar dhe ne cilesine e mjekut infeksionist tha se Stefani eshte ilaci i duhur per te sheruar Saranden. Ne takimin prezantues kreu i PBDNJ Vangjel Dule si pjese e Aleances per te Ardhmen kerkoi qe zgjedhjet lokale te perdoren jo vetem politikisht por edhe per te sjelle nje vlere te re permes kultivimit te ndjenjes komunitare dhe nje solidaritet me te shprehur per shtresat me ne nevoje dhe per ata me mundesi e mjete me te pakta jetese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›