E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bollano: Po dhunohen minoritarët në Himarë

Share

Kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano, njësoj si Vangjel Dule i PBDNJ, thotë se prishjet e ndërtimeve në Himarë po bëhen në mënyrë selektive. Por Bollano, ish- kryebashkiak i Himarës, shkon më tej kur thotë se minoritarëve jo vetëm po u prishen shtëpitë, por edhe po ushtrohet dhunë ndaj tyre. Duke folur për GSH, ai thotë se të enjten është dhunuar Ilia Stramarko dhe familjarët e tij. Sipas Bollanos, persona civilë, të pashoqëruar nga policia, kanë shkuar dhe kanë dhunuar minoritarin dhe familjarët e tij duke e goditur me qyta pistoletash. Bollano thotë se Stramarko është anëtar i këshillit bashkiak si përfaqësues i OMONIA-s. Shtatë qytetarë janë plagosur gjatë përplasjeve, thotë Bollano, madje ata kanë edhe raportin mjeko- ligjor për këtë çështje.

Por situata komplikohet edhe më shumë për shkak se inspektorati ndërtimor që po prish ndërtimet i përket partisë së çamëve. Arben Ndoka, drejtori ekzekutiv i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka deklaruar se aksioni do të përqendrohet në prishjen e të gjitha objekteve të parregullta përgjatë vijës bregdetare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›