Mësyjnë në kufi, grekët për naftë, greket për burra
Në pikën kufitare të Kapshticës, tanimë po ndodh e anasjella, jo vetëm shqiptarë që shkojnë në Greqi, por grekë që vijnë në Shqipëri, dhe jo pak. Siç raporton e përditshmja Shqip grekët po mësojnë në kufi për naftën e lirë, kurse greket për burra.
Gazeta thotë se shoferët grekë vijnë për tu furnizuar me naftën e lirë shqiptare, edhe pse po hasin me pengesa të policisë kufitare shqiptare. Fillimisht ishte dyshuar se bëhej fjalë për kontrabandë, por tani është kuptuar se janë qytetarë të thjeshtë që duan të furnizohen me një të plotë.
Ndërkohë, në shqetësim është kthyer për kufitarët shqiptarë edhe fakti se adoleshentet greke po hyjnë në shtetin shqiptar për të takuar të dashurit shqiptarë. Brenda pak kohësh ata kanë ndaluar dy adoleshente, të dyja 17- vjeçare, që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Vidohovë të Devollit, kurse rasti i dytë në Lubonjë të Korçës. Madje raportohet se kthimi i vajzave për në Greqi nuk ka kaluar pa incidente për shkak se të dashurit e tyre janë treguar agresivë ndaj policisë, ndërkohë që vajzat janë lutur për të mos i kthyer në vendin e tyre.