Bollano: Shkarkimi im cenon integrimin

Kryetari i Bashkise se Himares Vasil Bollano, ne nje interviste ekskluzive dhene dje per gazeten "Koha Jone", i pergjigjet te gjitha akuzave qe i behen per trafik dhe abuzime te tjera me trojet dhe jep argumentet e tij lidhur me kete ceshtje. Duke theksuar se eshte perfaqesues i Minoritetit Etnik Grek ne Shqiperi, z.Bollano paralajmeron se kerkesat e disa deputeteve per shkarkimin e tij, jane mundesia me e mire per te penguar integrimin e vendit ne BE dhe anetaresimin e plote ne NATO.
Z. Bollano, ju drejtoni bashkine e Himares prej disa vitesh, ne mandatin tuaj te dyte. Fillimisht dua t'ju pyes: Si niset ju projektin per te drejtuar bashkine e Himares dhe cilat ishin avantazhet qe shihnit ne perpjekjet per te permiresuar jeten e banoreve. Ne kete kuptim, gjate mandatit tuaj te deritanishem, sa per qind te ideve dhe premtimeve tuaja i shihni te realizuara?
Po eshte mandati i dyte qe drejtoj Bashkine e Himares, ku vleresimi i banoreve eshte pozitiv. Sigurisht ka dhe pakenaqesi. Konkretisht po t'i pyesesh qytetaret ne muajin gusht do te thone pastrimi, uji, permiresimi i rrugeve te qytetit, zgjidhja e ceshtjes se pronave, etj. Por po t'i pyesesh ne shkurt do te thone rruga, kanalizimet, etj. Megjithate une mendoj se pjesa me e madhe e pretendimeve jane realizuar dhe po vazhdojne te realizohen, por sigurisht kemi shume rruge akoma, por problem kryesor ngelet ceshtja e zgjidhjes se prones.
Ndalemi ketu. Gjate koheve te fundit, nje ceshtje e mprehte qe ekziston prej 18 vjetesh ne Shqiperi, ajo e pronave, eshte rrahur ndjeshem dhe ne Himare. Si e shihni ketu ne Himare situaten ne kete drejtim?
Eshte nje problem teper shqetesues dhe ceshtja nuk eshte se cila qeveri eshte fajtore, por se filozofia qe u perdor nuk eshte e drejte sipas ligjit nr.7501, sepse disa territore sic eshte dhe Himara kishin regjistrim paraprak te viteve '32-'36, te cilin nuk e preku dhe regjistrimi i reformes agrare ose me mire te them e preku deri 16%, ne Himare 4-5,5%, ku te gjitha keto te dhena ekzistojne ndersa ligji nr.7501 e cenoi teresisht. Kjo eshte e pamundur te implementohet kur keto prona jane produkt i investimit sic jane rasti i Himares, ledhet per pemishte, ullishte etj. Jemi ne kontakt te vazhdueshem me institucionet perkatese per t'i bindur se zgjidhja qe u propozohet eshte pa kosto sociale, pa kosto ekonomike per qeverine dhe shtetin. Kjo zgjidhje do t'i hape rrugen gjithe investimeve te tjera
Ne bashkebisedimet me qytetaret e Himares, cfare alternativash shtrojne ata per te zgjidhur ceshtjen e pronave dhe a i merrni ju ne konsiderate ato?
Patjeter qe mendimet e qytetareve te Himares i kemi marre ne konsiderate dhe alternativat qe ata shtrojne jane te sakta sepse objekt i trajtimit per kthim pasurie te paluajtshme jane ato prona te cilat sipas ligjit nr. 9583 i permiresuar, jane te gjitha pronat qe qytetari mund te vertetoje se i ka me dokument arkivor, se i ka pasur te regjistruara para viti 45', ndersa per token bujqesore nuk e pranon ligji nr.7501 kete praktike. A nuk ju duket absurde kjo? Pra ne i propozojme qeverise dhe ia kemi kerkuar vazhdimisht qe te ndahet sipas pronesise para vitit 1946 te gjithe bashkethemeluesve te ish-kooperativave bujqesore. Kjo do te jete nje zgjidhje optimale qe do te kenaqte shumicen e qytetareve.
Duket se banoret e Himares jane ndare ne dy pjese. Ne ate qe nga politikanet e ndryshem shihet si krahu pro jush dhe ai kunder jush. Pse mendoni se kane lindur keto perplasje?
Po ne dukje keshtu duket, por ka nje element te perbashket qe eshte ndarja e prones dhe akuza se Bollano ka abuzuar deri ne "mafiozitet". Une si kryetar bashkie i kam kerkuar vazhdimisht Z.R.P.P. Vlore te hape dosjet e hipotekuara, gje qe megjithese ligji nr.9632 e ka kusht te na e jap kete informacion, deri sot nuk eshte bere e mundur. Perderisa ky shqetesim se po vidhen pronat eshte shfaqur nga deputetet, nga te dy krahet politike, i ftoj qe te kryejne lobingun parlamentar dhe t'i kerkojne qeverise te detyroje Z.R.P.P. Vlore qe t'i hape letrat dhe cdo fajtor te pergjigjet sipas pergjegjesise qe del.
A shihni ju nje rrugedalje nga ky rreth vicioz nese mund ta quajme keshtu?
Po me deshiren e mire dhe me vullnet politik, pa demagogji per sa thuhen, bazuar dhe ne mendimet qe kemi shprehur, zgjidhet ceshtja e prones.
Politikane kryesisht te se majtes por dhe nga e djathta, ju akuzojne dhe per "trafik trojesh", si dhe per pengim te hipotekimit te pronave ne Himare. Si do t'u pergjigjeshit atyre?
Ju them se qe te merrem me trafik trojesh, une e kuptoj se "dua te pasurohem ne rruge jo te ndershme", por i ftoj, e perseris edhe nje here, te gjithe ata qe jane te shqetesuar t'i kerkojne qeverise te detyroje Z.R.P.P. Vlore, qe te jape informacion te plote rreth ketij problemi. Ndersa hipotekimin nuk e di si e pengoj, me sa informacion kam, jane kryer dhe kryhen hipotekime, nese jane te rregullta apo jo eshte ceshtje tjeter dhe ritheksoj te kryhet hetimi i plote.
Nje pyetje te fundit per argumentin e pronave. Nje dite me pare, Ministri i Bujqesise Jemin Gjana tha se nje kryetar bashkie nuk ka kompetence te realizoje ndarje te pronave. Ne te vertete ju a e keni kerkuar kete gje dhe nese po, mbi c'baze ligjore dhe cfare avantazhesh shikoni?
Pergjigja e Ministrit sqaron ankesat e mesiperme dhe ashtu eshte. Prandaj e siperpermenda se ne i kerkojme qeverise qe ta rishikoje menyren e ndarjes dhe te urdheroje ngritjen e komisioneve vendore per rindarjen e tokes. Per parregullsite e konstatuara ne menyren e ndarjes se tokes, te cilat shkojne deri ne 85 per qind, te shfuqizohen vendimet, ne qofte se do t'u themi vendime dhe bazuar ne VKM 230, te urdheroje te ngrihen komisionet vendore dhe te filloje rindarja e tokes.
Kalojme ne nje tjeter argument, ate te minoritetit grek ne Shqiperi. Ka here pas here ankesa te vazhdueshme per respektimin e te drejtave te tyre ne jug te vendit. Cilat jane gjerat qe mendoni se ende nuk kane gjetur rrugezgjidhje dhe cfare kerkoni ju konkretisht per te pasur nje integrim te plote social-politik te minoritetit grek ne vendin tone?
Ceshtjet e minoriteteve nuk jane ceshtje te nje bisede apo te nje kerkese, ato permiresohen vazhdimisht, bazuar ne marreveshje te ndryshme, bazuar ne paketa kombetare apo nderkombetare. Une si perfaqesues i Minoritetit Etnik Grek ne Shqiperi, qe percjell mesazhet e tij apo dhe vendimet e Keshillit te Pergjithshem, theksoj se aktualisht te evidentuara si probleme kryesore, jane regjistrimi i popullsise, perdorimi i gjuhes, ceshtja e pronave dhe pjesemarrje me e gjere e anetareve te minoritetit ne administraten shteterore.
Se fundi, si e konsideroni ju deklaraten e bere nga politikane te se majtes qe shprehen per t'i propozuar kryeministrit, shkarkimin tuaj para perfundimit te mandatit?
T'ju them te drejten i degjoj me habi keto deklarata ku shpeshhere i kalojne caqet e etikes deri ne keqperdorim te mandatit te deputetit. Por theksoj, se keto zera jane nje minorance teper e vogel, ku pjesa e shendoshe dhe konstruktive e Parlamentit nuk i mbeshtet.
Keta zoterinj perpara se te kalojne ne kerkesa te tilla qe cenojne integritetin e fjales se lire, qe demtojne imazhin e vendit ne drejtim te integrimit te vendit ne familjen evropiane e ne NATO, i ftoj te bejne argumentimin ligjor se perse e kerkojne. Eshte e lehte te thuhet "mafioz, trafikant tokash, hajdut, armik, etj.". Por eshte veshtire te vertetohen e te argumentohen. Ajo qe do te shtoja per te gjitha keto eshte se ato jane nje presion psikologjik i gjithanshem ne drejtim te Bollanos, sepse mbrapa ketyre fshihen interesa te shumta ekonomike dhe mendojne se ne kete menyre, do te mbrojne interesat e paligjshme te kesaj kategorie.
"Puna e bere nga bashkia qe drejtoj"
Kryebashkiaku i Himares duke permendur problemet kryesore te zones, citon dhe banoret qe shprehin pakenaqesine pse nuk ecet me shpejt me investimet, furnizimi me mire me uje te pijshem, permiresimi i kanalizimeve, i rrugeve te qytetit, zgjidhja e ceshtjes se pronave, etj. Bollano thote se kjo gjendje e dobet nuk eshte e kater viteve te fundit, por vjen per dy arsye: Se pari sepse per mbi 50 vjet nuk ishte investuar dhe se dyti, fatkeqesisht nga te gjithe drejtuesit e njesise vendore per vitet e shkuara nuk ishte paraqitur asnje studim dhe asnje projekt per ecurine pozitive drejt zhvillimit te Bashkise se Himares.
"Pikerisht, kjo gjendje, ky vleresim qe kishim arritur te konstatonim na frymezoi qe te pretendonim per drejtimin e Bashkise ku elektorati na e besoi dhe na ribesoi udheheqjen e saj. Ne qe ne fillim konstatuam problematikat dhe ndertuam strategjine ne tre drejtime: vleresimin e veprimeve emergjente per funksionimin e qytetit dhe perballimin e kerkesave gjate sezonit veror, fillimin e ndertimit te strategjise se zhvillimit afatgjate dhe pergatitje studimesh e projektesh ne fusha te ndryshme", - thote z.Bollano. ai thekson se te gjitha keto u realizuan ne 3-vjecarin e pare. "Ndersa tani ka filluar ndjekja e problemeve te konstatuara sic eshte problemi i tokes dhe jemi ne kontakt te vazhdueshem me institucionet perkates, u pergatiten projekte afatgjata si ujesjellesi, kanalizimet, ndricimi, trotuaret, qendra e qytetit, Potami 1. Te gjitha keto gjate gjithe gjatesise se qytetit veri-jug 4.3 kilometra, te cilat pjesa me e madhe ka filluar investimi". Bollano konkludon se "pjesa me e madhe e pretendimeve jane realizuar dhe po vazhdojne", duke shtuar se "sigurisht kemi shume rruge akoma".
Mbeshtetje e madhe nga qeveria
Nje pyetje tjeter per z.Bollano ishte nese gjate drejtimit te bashkise, ka pasur mbeshtetje nga pushteti qendror dhe nese po, se a duhet te ishte me e madhe: "Kemi insistuar per nje mbeshtetje te frytshme dhe besoj se ka filluar te jape shenjat dhe eshte ne vleresim pozitiv te komunitetit ketu, per interesimin qe ka filluar te tregoje qeveria. Sepse sivjet investimet ne bashkine e Himares jane dhjetera milione dollare ne rruge, infrastrukture dhe ne fushen e kultures", - ve ne dukje kryebashkiaku.