E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ligji 7501 s'ndryshon, bindem edhe republikanet

Rozeta Rapushi

TIRANE - Ligji 7501 "Per Token" nuk do te ndryshoje, aq me pak te shfuqizohet. Kryeministri Sali Berisha e beri te qarte dje kete qendrim publikisht per te gjithe ata pronare qe shpresojne ende se ky ligj do te mund te shfuqizohet. Duke folur per pronat, kreu i qeverise tha se: "Partia Demokratike dhe koalicioni i partive te mazhorances nuk ka pranuar dhe nuk do te pranoje te ndryshoje ligjin 7501". Madje kryeministri Berisha beri te ditur se per kete ka bindur edhe aleatet republikane, te cilet kohe me pare dorezuan ne Kuvend nje nisme per shfuqizimin e ketij ligji. "Partia Republikane, partia jone aleate, e hershme dhe tradicionale, ka pranuar gjithnje kete qendrim te aleateve te saj. Ndaj eshte jashte cdo lloj spekulimi qe, me kete ligj, ne synojme te prekim qofte edhe nje pellembe toke, te marre ne menyre korrekte nga ligji 7501", beri te qarte kryeministri. Drejtperdrejt ai garantoi te gjithe fermeret apo qytetaret qe kane perfituar nga ky ligj ne menyre te drejte, se nuk do tu preket asnje centimeter toke. "Prandaj askush te mos perpiqet te dezinformoje 400 mije familjet shqiptare qe kane marre toke ne perputhje me kriteret e ligjit 7501", garantoi Berisha.

Sipas kreut te qeverise, as ligji me i fundit, ai per verifikimin e titujve te pronesise, nuk do te preke tokat e ndara ne baze te ligjit 7501. Berisha theksoi se verifikimi i titujve te pronesise behet per te kompletuar reformen e prones ne vend dhe rezultatet qe do te dalin nga ky proces, do te jene vendimtare per percaktimin e pronesise. "Procesi i jep pergjigje abuzimeve te bera, qe kapin vlera te medha, ne miliarda dollare. Verifikimi i titujve te pronesise perben nje kusht vendimtar per percaktimin e pronesise, dhenien perfundimtare te titujve dhe kompletimin e reformes se tokes", u shpreh Kryeministri ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Kryeministri e vleresoi ligjin per verifikimin e titujve te pronesise si nje ligj te antiabuzimit me token, apo ndryshe ligji antimafia i tokes. "Nuk preken fermeret e qytetaret qe tokat i kane marre ne menyre te ligjshme. Cdo perpjekje per t'i trembur dhe frikesuar eshte thjesht perpjekje qe mafia grabitqare e tokes ben kunder ketij ligji", nenvizoi kryeministri. Ai u shpreh me bindje se dhjetera mije hektare jane pervetesuar ne menyre te pandershme dhe ne kundershtim me ligjin e do te jene keto hektare qe do te verifikohen. "Ata qe kane kryer vepra te tilla, do te perballen me humbjen e titullit te pronesise. Nderkohe qe u sanksionohet ne menyre perfundimtare titulli i pronesise atyre qe e kane perfituar ne perputhje me kriteret e ligjit 7501", u shpreh Kryeministri Sali Berisha.

180 Raste Konfliktuale jane evidentuar deri me sot per kufijte e tokes bujqesore ne nje hapesire prej 2700 hektaresh. Toka e ndare gjithsej 563 mije ha, ose 98.8% e te gjithe siperfaqes se parashikuar per ndarje nga komisionet e tokes prej 569 mije ha.

12 Mije Persona kane bere pushtime te paligjshme te tokes bujqesore. Ndersa 4700 ha toke bujqesore rezulton se eshte perfituar ne menyre te padrejte nga persona qe nuk u takonte. Jo pak individe kane marre tituj pronesie pa u takuar ne baze te ligjit.

Cfare percakton ligji per verifikimin e tapive

Ligji per "Verifikimin e titujve te pronesise", i miratuar ne korrik te ketij viti me shumice votash ne Kuvend percakton verifikimin nje me nje te te gjithe titujve te pronesise se dhene per tokat. Nje procedure e tille do te zgjase per nje periudhe tre vjecare dhe ka per objekt nxjerrjen ne shesh te abuzimeve qe jane bere deri me sot me ndarjen e tokave. Kryesisht ne zbatim te ligjit 7501 "Per Tokat" ne te gjithe territorin e vendit. Ligji u kundershtua nga opozita si konfliktual.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›