Bollano kërcënon për censusin

Madje, Vasil Bollano në emër të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, theksoi sot se do ta braktisin e censusin.
Bollano thotë se regjistrim nuk ka për qëllim evidentimin real të pjesëtarëve të minoriteteve por përkundrazi tkurrjen e tyre statistikore artificiale dhe përligjien në këtë mënyrë të politikave të regjistrimit komunist në lidhje me to.
“Ne deklarojmë se nuk e njohim atë proces dhe as produktin e tij. Ne përfaqësuesit e minoriteteve etnike dhe etno-kulturore u drejtohemi anëtarëve tanë që të mos përfshihen në një census që nuk i shërben zgjidhjes së problemeve aktuale, por shtimit dhe konfliktimit të mëtejshëm të tyre”, tha Bollano. Në fund, ai ka ftuar pakicën greke në Shqipërisë që të mos bëhet pjesë e regjistrimit të popullsisë që nis më 1 tetor të këtij viti. /Start/
2011-09-28 16:49