E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maxhoranca rikthen për votim ligjet me 3/5

TIRANE- Maxhoranca rikthen per votim ne seancen e sotme te Kuvendit ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar te votave.

Ne rendin e dites jane planifikuar per t’u votuar pr/ligji për Gjykatën Administrative, i cili kërkon 84 vota si dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, miratimi i të cilave kërkon gjithashtu 84 vota.

Opozita ka kerkuar shtyrjen e tyre, ndersa shumica ne Kuvend kerkon nga ajo te tregoje se do te jete bashkepunuese per plotesimin e reformave ne vend.

Pjesa me e madhe e Kodeve, si ai detar, rrugor, ajror, por edhe Gjykata Administrative kane marre pelqimin e opozites dy vjet me pare, por bojkoti i saj ne parlament nuk beri te mundur votimin e tyre.

Deputetet socialiste permes paktit per integrimin te paraqitur nga kryetari socialist kerkojne rishikimin e ketyre ligjeve, per te bere amendimet e nevojshme per vete kohen e gjate te diskutimit te fundit te tyre.

Vota e tyre per ligjet me shumice te cilesuar eshte kushtezuar me pranimin nga ana e maxhorances me propozimin per reforme parlamentare, ku opozita kerkon rikthimin e rregullores se Kuvendit tek ajo e para vitit 2009, miratuar me konsensusin e te dyja paleve.

Ndërkaq në seancën e sotme është parashikuar edhe interpelancë e kryeministrit Berisha kërkuar nga deputeti socialist Erjon Brace.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›