E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Dhuna në veri të Kosovës, jo rruga e duhur

Kjo ministri shprehet se po ndjek me shqetësim të veçantë dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe në veri të Kosovës, dhe së fundmi, kundër trupave të KFOR-it në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës. 

"MPJ mbështet vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ushtrimin e sovranitetit të saj dhe vendosjen e rendit e ligjit në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in", thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, MPJ deklaron se "mbështesim  Qeverinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in, për zbatimin e Marrëveshjes së 5 gushtit dhe 2 shtatorit, për largimin e barrikadave, që cënojnë dhe pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve".

"Zbërthimi i strukturave paralele e bandave kriminale, prodhues të destabilitetit dhe pasigurinë në këtë pjesë të Ballkanit, është tashmë një detyrë dhe përgjegjësi e qartë e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së", përfundon reagimi. /Start/

                                                                                             2011-09-28 17:35
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›