Tenton të vrasë me thikë policin, arrestohet 56-vjeçari

Policia lokale sqaroi se midis policit Ardian Kasemi dhe agresorit Lavdërim Isufaj, ka pasur një konflikt, i cili është përshkallëzuar në konfrontime trupore.
Por teksa burri ka tentuar ta qëllojë me thikë, patrulla e përgjegjshme e policisë ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin dhe më pas e kanë arrestuar. Pas disa orë hetimesh, policia ka vendosur arrestimin në flagrancë të shtetasit Lavdërim Isufaj, 56-vjeç, banues në fshatin Gjashtë Sarandë, i dënuar më parë më burg.
Ndaj tij, është ngritur akuza, “vrasje me dashje, mbetur në tentativë”. Ky shtetas, në muajin nëntor të vitit 2010, është arrestuar pasi ka kanosur me thikë familjarët e tij dhe ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë./Start/
2011-09-29 09:33