E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt bëhet legjendë, bota në këmbët e tij

Në Pekin, i mjaftuan 38 sekonda vrap për të siguruar 3 medalje të arta olimpike. Të dielën në mbrëmje, Usain Bolt u fut në legjendë, duke fituar medaljen e dytë të artë radhazi në garën e 100 metrave për meshkuj, duke vendosur rekordin e ri olimpik 9.63 sekonda. Xhamajkani ka zënë dje faqet e para të shtypit nga e gjithë bota, madje edhe atij anglez, që dje celebronte fitoren madhështore të Andi Mërrej ndaj Roxher Federer. “Bolt heq qafe rivalët”, ishte titulli i Independent. “Mrekullia Bolt”, shkruante “Daily Mirror”, ndërsa Daily Mail kishte shkruar thjesht: “I pakapshëm!”. Mediat angleze i kanë dhënë një rëndësi të madhe dhe numrit të spektatorëve që ndoqën garën e 100 metrave dhe që shkoi në afro 2 miliardë njerëz. Ndërkohë, në Gjermani, kanali ZDF pas garës e ka pyetur Bolt për ndikimin e mjekut Hans Vilhelm Myler Volfart. “Është më i miri në botë”, tha xhamajkani. Tabloidi Bild ka shpjeguar sesi doktori gjerman zgjidhi problemet e shpinës që Bolt kishte që nga lindja, duke përdorur azotin e lëngshëm, përveçse një injeksion nga lafsha e gjelit në gjy. Në Spanjë, “Marca” e quan Bolt “të papërmbajtshëm!” dhe një shembull të stilit. Mediat kujtojnë edhe faktin se xhamajkani ka arritur rekordin e Karl Ljuis, me medaljen e dytë radhazi të artë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›