E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 sportistë kamerunas largohen nga fshati olimpik

LONDËR- Shtatë sportistë kamerunas, të cilët merrnin pjesë në lojërat olimpike të Londrës janë larguar nga fshati olimpik dhe dyshohet se kërkojnë të qëndrojnë ilegalisht në Angli.

Të shtatë sportistet, mes të cilëve pesë boksierë, duket se synojnë të qëndrojnë në Angli për arsye ekonomike raportoi agjencia e lajmeve Reuters. “Ajo çfarë filloi si një thashethem, duket se tashmë është konfirmuar” shkruante në letrën e tij drejtuesi i ekipit olimpik Kamerunas, dërguar autoriteteve të vendit të tij.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›