Bolt ka një objektiv të ri: Dua të luaj me Mançesterin
LONDER-Imagjinoni sikur mes fusha e sezonit të ri të Mançester Junajtid të jetë e përbërë nga Valencia, Kerrik, Skols dhe Bolt. Po, pikërisht Bolt, i quajtur Usain, njeriu më i shpejtë i botës. Kampioni i freskët olimpik në garën e 100 metrave ka shprehur dëshirën për të bërë një provë te Mançester Junajtid. Ndërsa gazetarët ishin duke e pyetur për garën e radhës në 200 metra, sprintieri xhamajkan ka deklaruar se ëndrra e tij është që një ditë të bëhet futbollist i Mançesterit. Ai është tifoz i “Djajve të Kuq” që prej vitit 2009, kur shkoi në këtë qytet për garën e 150 metrave në rrugë dhe bëri një vizitë në qendrën sportive të skuadrës së Ferguson. Bolt u njoh me Uejn Runin, por sidomos me Aleks Ferguson, të cilit tashmë i bën një apel të hapur: “Njerëzit mendojnë se po bëj shaka, por nëse Sër Aleks më telefonon dhe më kërkon të bëj një provë, do të ishte e pamundur t’i thojë jo, - shprehet njeriu më i shpejtë i planetit. – Nuk do ta deklaroja këtë sfidë nëse nuk do të mendoja se jam i zoti. Unë jam një futbollist i kompletuar dhe e di që mund të bëj diferencën. Do të isha më i shpejti i skuadrës, por nëse nuk e dini, luaj mjaft mirë futboll. Do të qëndroj në Angli disa ditë më shumë dhe nëse Ferguson do të më telefonojë, e di ku të më gjejë”, u shpreh më tej Usain Bolt.
Pasues i Gigs
Kandidatura e Bolt për të qenë pjesë e Mançesterit duket vërtet serioze, për më tepër që rastet e kalimeve të tilla janë të shumta. Vetëm pak muaj më parë, Adam Xhemili, që ishte një atlet i paguar nga Çelsi, u tërhoq për t’u marrë vetëm me garat e shpejtësisë. Në Olimpiadën e Londrës ai u ndal në gjysmëfinale të 100 metrave. Sugjerimi i Bolt duket se u ka pëlqyer që tani tifozëve të Mançester Junajtid, që përveçse do të kishin në ekip një yll të sportit, do të gjenin edhe pasuesin e Rajan Gigs. Ndërkohë, një zëdhënës i Mançester Junajtid ka deklaruar duke buzëqeshur për “The Sun” se ideja e Bolt nuk është edhe aq e keqe. “Natyrisht që ai do t’i shtonte ndjeshëm shpejtësinë skuadrës, duke qenë se është njeriu më i shpejtë i tokës”, tha zëdhënësi.
Festa
Pas garës së 100 metrave, Usain Bolt ka kaluar një natë “festive” me tre femra të skuadrës së volejbollit të Suedisë. Gjithçka është zbuluar pasi tre sportistet bukuroshe kanë publikuar fotot nga dhoma e Bolt në Tuiterin e tyre. Ato i kishin marrë leje trajnerit të xhamajkanit për të qëndruar në dhomë me njeriun më të shpejtë të botës dhe leja nuk u mungoi. Gabriela Kain, Izabel Gullden dhe Jamina Roberts, kanë qëndruar deri në 3 të mëngjesit në dhomë, ndërsa më pas aty ka shkuar edhe Moris Smith. “Ishte një natë fantastike”, thanë tre vajzat.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)