SHBA, uragani “Irene”, evakuohen 370 mijë persona

370 mijë persona janë evakuuar në New York, për shkak të uraganit “Irene”. Këtë shifër e ka bërë publike kryetari i bashkisë, Michael Bloomberg, i cili gjithashtu ka paralajmëruar njerëzit të jenë të kujdesshëm. Bloomberg i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në katet e poshtme të banesave dhe të mos përdorin ashensorin.
Evakuimi duhet të ndodhë brenda orës 23:00 me orën tonë, të ditës së sotme. Qindra-mijëra persona pritet të shpërngulen nga zonat ku pritet të kalojë “Irene”.
Autoritetet kanë lajmëruar qytetarët të përgatiten për ndërprerje energjie dhe për çdo të papritur tjetër që mund të pasojë kalimi i uraganit, i cilësuar si një ndër më të fuqishmit në 100 vitet e fundit që ka parë Amerika.