Sokrates, largohet nga spitali

Ish-futbollisti i famshëm brazilian, Sokrates është larguar nga spitali pasi ishte shtruar pas një hemoragjie në stomak.
Ish-futbollisti i Fiorentinës dhe i Brazilit në vitet 1982-1986, kreu një ndërhyrje kirurgjikale pasi u shtrua në një klinikë në San Paolo të Brazilit.
53-vjeçari raportohet nga mediat braziliane se është aktualisht në një gjëndje më të stabilizuar.