Bomba e Beckhamit (video)

Mesfushori i Los Angeles Galaxy, David Beckham realizoi një super-gol në fitoren e skuadrës së tij ndaj Portlandit në Home Depot Center.
Ish reprezentuesi anglez tregoi se vazhdon të jetë specialist i goditjeve nga distanca, duke shënuar nga rreth 25 metra. “Nuk kam shënuar gol me vite”, tha në shaka 37 vjeçari Beckham.
“Kam pranuar topin në mënyrë jo të mirë, por kjo më krijoi rast për goditje ideale”, u shpreh ai. Shikojeni videon dhe shijojeni magjinë e Beckhamit.