E Diel, 1 Nëntor 2026

Morosini nuk vdiq nga sulmi në zemër ?

Mesfushori i Livornos, Piermario Morosini vdiq të shtunën pas kolapsit që pësoi në minutën e 31-të të ndeshjes kundër Pescarës në Serie B. 25 vjeçari thuhej se ndërroi jetë si rezultat i sulmit në zemër.

Por, ekzistojnë teori se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar nga një përplasje kokash gjatë takimit. Autopsia do të bëhet të hënën, por qarkullojnë sugjerime se shkaktari i vdekjes mund të mos ketë qenë sulmi në zemër.

“Sulmi kardiak mund të jetë i një natyre tjetër, për shembull neurologjik. Gjithçka do të sqarohet nga autopsia”, deklaroi doktori Paloscia nga spitali i Pescarës.

Është e mundur që kolapsi të jetë shkaktuar nga aneurizmi, (shpërthim i enëve të gjakut, kryesisht në tru), sidomos për shkak se pak minuta para incidentit Morosini ishte ndeshur kokë më kokë me futbollistin e Pescarës, Emmanuel Cascione.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›