E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bombardimi i teatrit në Mariupol, Kuleba: Një tjetër krim i luftës!

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka reaguar pasi forcat ruse bombarduan Tetarin e Mariupol-it, godinë në të cilën thuhet se po strehoheshin me qindra civilë. 
Në një postim në Twitter, Dmytro Kuleba, e cilëson bombardimin si një tjetër krim të lufte që bëhet në vendin e tij ndërsa shton se ndërtesa tashmë është e shkatërruar plotësisht.
Sipas ministrit ukrainas, rusët e dinin shumë mirë që në teatër ishin strehuar me qindra civilë.
“Shpëtoni Mariupol-in, ndalni krimet e luftës nga Rusia.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›