E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, lajmi i mirë nga bisedimet: Ja progresi i arritur nga negociatorët për paqen!

Ukraina dhe Rusia kanë bërë përparim të rëndësishëm në një plan 15-pikësh të paqes, duke përfshirë një armëpushim dhe tërheqje ruse, nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e tij të armatosura, sipas tre personave të përfshirë në bisedime.

Marrëveshja e propozuar, të cilën negociatorët ukrainas dhe rusë e diskutuan plotësisht për herë të parë të hënën, do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e tij për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos lejuar baza ushtarake të huaja ose armatime në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia, thanë burimet.

Natyra e garancive perëndimore për sigurinë e Ukrainës – dhe pranueshmëria e tyre për Moskën – mund të rezultojë ende si një pengesë e madhe për çdo marrëveshje, siç mund të ishte statusi i territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj në 2014.

Edhe pse Moska dhe Kievi thanë të mërkurën se kishin bërë përparim në kushtet e një marrëveshjeje, zyrtarët ukrainas mbeten skeptikë nese Presidenti rus Vladimir Putin është plotësisht i përkushtuar ndaj paqes dhe ata jane te shqetesuar se Moska mund të blejë kohë për të rigrupuar forcat e saj dhe për të rifilluar ofensivën e saj.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i tha Financial Times se çdo marrëveshje do të përfshinte padiskutim “terheqjen e trupave te Federatës Ruse në nga territori i Ukrainës” – përkatësisht nga rajonet jugore përgjatë Detet Azov dhe Detet e Zi, si dhe territori në lindje dhe në veri të Kievit.

Ukraina do të lejohet te mbajë forcat e saj të armatosura, por do të jetë e detyruar të qëndrojë jashtë aleancave ushtarake si NATO dhe nuk do lejohet te mbaje baza te huaja ushtarake në territorin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›