Patriarku rus Kirill bisedon me Papa Françeskun

Kisha në Moskë ka njoftuar se Patriarku rus Kirill ka pasur një bisedë për konfliktin në Ukrainë me Papa Françeskun.
“Palët nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme të procesit të negociatave në zhvillim, duke shprehur shpresën e tyre për arritjen e një paqeje të drejtë sa më shpejt të jetë e mundur” bëhet e ditur në njoftim.