Pushtimi i Ukrainës, Biden: Nuk do të jetë kurrë një fitore e Putin!

Presidenti amerikan Joe Biden sulmoi ashpër presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se “ai po bën kërdinë në Ukrainë” duke bombarduar ndërtesa dhe spitale.
“Është një mizori, ajo që po bëjnë ushtarët rusë, si “marrja e pengjeve” në spitalin e Mariupolit tha presidenti Biden, duke iu përgjigjur ndërhyrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Kjo nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin, pavarësisht përparimit që ai bën në fushën e betejës” deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, duke paralajmëruar më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Ai tha se SHBA do t’i japin Ukrainës 800 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake. “Dronët janë përfshirë në paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ne do të dërgojmë armë kundërajrore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Ne jemi të përkushtuar të furnizojmë Ukrainën me armë.” tha Biden.