E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil Dilma Rouseff fiton zgjedhjet presidenciale

Per here te pare ne historine e Brazilit nje grua rremben postin e presidentes. Politikanja me orientim te majte dhe kandidatja e Partise Punetore ne pushtet Dilma Rousseff ne zgjedhjet e balotazhit te nje dite me pare ka marre 55.39 per qind te votave.

Ne fjalimin e fitores 62 vjecarja premtoi zhdukjen e varferise ne Brazil. Kandidati konservator i opozites ish-guvernatori i San Paulos Jose Serra ka fituar 44.61 per qind te votave beri te ditur Komisioni Qendror Zgjedhor pas numurimit te votave elektronike pak ore pas mbylljes se qendrave te votimit.

62 vjecarja Rouseff ne fillim te janarit do te zevendesoje presidentin Luiz Inacio Lula da Silva i cili pas tete vjetesh ne kete detyre nuk kishte te drejte te kandidonte me per kete post.

Roussef gezonte mbeshtetjen e ish- presidentit i cili ne vitin 2003 e kishte emeruar ministre te Energjise ne qeverine e tij me pas ne 2005 kryeministre. Paraprakisht behet e ditur se Lula da Silva qe ende gezon popullaritet mjaft te madh do te jete keshilltar i ngushte e presidentes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›